RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Flyer Fahrschule struga
Taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk ka afat kohor
Lajme

Taksa ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës nuk ka afat kohor

Vendosja e taksës doganore prej 10 për qind për mallrat që importohen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, nuk ka një afat të caktuar se sa do të zgjasë. Ndërkaq, arsyet e vendosjes së kësaj mase, sipas Qeverisë së Kosovës, janë ekonomike dhe politike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës, Endrit Shala, thotë për Radion Evropa e Lirë se kjo masë ka qenë e domosdoshme për ekonominë e vendit, pasi shteti i Serbisë, sipas tij, në vazhdimësi shkel marrëveshjet rajonale.

Ai thotë se shumica e artikujve të importuar nga Serbia dhe Bosnja, në Kosovë kanë ardhur me çmim më të lirë se në tregun e tyre, me ç’rast kanë krijuar masa damping në tregun e Kosovës.

Ministri Shala është i bindur se Kosova me këto masa nuk i ka shkelur marrëveshjet e nënshkruara për tregti të lirë.

“Siç e parasheh Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka tentuar në shumë raste që të kontaktojë për këtë çështje me dikasteret përkatëse në Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Dhe, asnjëherë nuk kemi marrë përgjigje nga to. Me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë vendore, prodhimeve vendore, ka qenë e domosdoshme marrja e një mase të tillë”, thotë Shala.

Sipas ministrit Shala, shteti i Serbisë nuk i lejon transportuesit e Kosovës që të kalojnë as transit nëpër Serbi.

Me qëllim të mbrojtjes së industrisë vendore dhe interesave të Republikës së Kosovës, që nga viti 2014 ekziston Ligji për masat anti-damping dhe masat kundërbalancuese.

Dampingu nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm të destinuar për konsum nën kushtet normale të tregut në vendin eksportues.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ndërkaq ka thënë se derisa nuk ndërron qasja e Serbisë ndaj Kosovës, qëndrimet e Kosovës për masat e vëna, do të mbesin në fuqi.

Në një konferencë për media, kryeministri Haradinaj, ka thënë se një ndër arsyet e marrjes së këtyre masave, ndërlidhet edhe me kërcënimet e familjeve të pjesëtarëve serbë të Forcës se Sigurisë së Kosovës nga ana e Beogradit.

Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur masë në importin e mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Adriatik Stavileci, zëdhënës i Doganës së Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deri më tani nuk është vërejtur ndonjë ndryshim në importin e produkteve të këtyre dy shteteve në territorin e Kosovës.

“Nuk kemi vërejtur ndonjë ulje ose çështje tjetër në aspekt të rënies ose ngritjes së importit. Sidoqoftë, është shumë herët, nevojiten deri në 10 ditë që të shihen efektet e masës”, thotë Stavileci.

Vendosja e taksës për 10 për qind për produktet serbe dhe boshnjake është mirëpritur nga përfaqësuesit e komuniteteve të bizneseve.

Ndërkohë, që reagime të ashpra kundër kësaj mase kishte në Beograd dhe në Bosnjë e Hercegovinë. Indiferent në këtë aspekt nuk ishte as Bashkimi Evropian, duke ngritur shqetësime se po shkelet Marrëveshja për tregti të lirë, CEFTA.

CEFTA, është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Evropian me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kosova është anëtare e këtij mekanizimi që nga viti 2007.

Por, marrëdhëniet tregtare të Kosovës me vendet fqinje, janë përcjellë në vazhdimësi me probleme të shumta. Barrierat tregtare që shtetet si Serbia dhe Bosnje e Hercegovina u kanë vënë produkteve nga Kosova, kanë bërë që edhe Kosova të reagojë, duke vendosur masa reciprociteti në vitin 2011.

Postimet e ngjajshme

IHH shtriu dorën e ndihmës për 1,3 milionë muslimanë Rohingya

Kushtrim Guraj

Turqia merr primatin për botimin e Kur’anit me alfabetin Braille

Kushtrim Guraj

Dr . Shefqet Krasniqi: 50 herë kam thënë se lufta në Siri nuk është ‘farz’ për kosovarët

Hevzi Hasani

Dr. Shefqet Krasniqi për LGBTI: Më vjen turp të flas para popullit për gjëra të tilla

Hevzi Hasani

Moti nga sot deri të premten

Kushtrim Guraj

Kosova importon mbi 94% të grurit nga Serbia

Kushtrim Guraj

Samiti i Interpolit konfirmon, të martën votohet për anëtarësimin e Kosovës

Kushtrim Guraj

Aktivisti australian do të ecë 727 kilometra për Palestinën

Kushtrim Guraj

Ministri Bushati vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe

Kushtrim Guraj