Tableti më i madh që mund të blihet

Tableti më i madh që mund të blihet

Për shfrytëzuesit e tabletëve është me rëndësi madhësia e tyre, sepse ekrani më i madh ndihmon në më shumë saktësi dhe detaje.

Nëse jeni duke projektuar diçka, apo thjeshtë luani një lojë, nuk ju mjaftojnë as 12 inch, por do të ndihmonte diçka më shumë.

Në shitje tashmë është Big Tab nga Fuhu, që ka 24 inch dhe është zyrtarisht Androdi më i madh.

Ky tablet që vjen me mbajtësin e tij, është shumë lehtë i përdorshëm dhe ndihmon në krijimin më të lehtë të punimeve të ndryshme.

Në Big Tab mund të luajnë edhe dy persona njëherësh, në lojëra të ndryshme që janë të instaluara.

Për 549 dollarë ju mund të blini këtë tablet, që ka 16 GB./Telegrafi/