RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Kurban Bajrami te hoxha 2018
Auto Lider
Tribuna per Jetimat
Artikuj Bidati

Sufizmi

Perkufizimi: Sufizmi eshte nje grupacion ne kundershtim absolut me Ehli Sunetin,termi “sufi” rrjedh nga fjala arabe qe ka per qellim rrobat e trasha dhe te leshta qe sipas sufive besohet qe veshja e tyre te afron tek Zoti xh.sh. Te “denosh” nefsin eshte prej parimeve te sufive,ato besojne qe kjo gje eshte prej rrugeve qe besimtari afrohet tek Allahu xh.sh. Nuk ka dyshim qe ky parim ne vetvete eshte risi e urryer ne Islam pasi Pejgamberi Muhamed a.s. vishej me ato rroba qe I kishte me se lehti dhe nuk vishej me rroba leshi,gjithashtu ai ushqehej me ato ushqime qe I kishte me se lehti,kishte unaze,I pelqenin rrobat e bukura,e pelqente shume mjaltin dhe ne pergjithesi ai pelqente cdo rrobe te bukur dhe cdo ushqim te mire.Thote Pejgamberi a.s.”Kush distancohet nga suneti(rruga) im ai nuk eshte prej meje.” Transmeton Imam Ebu Davudi dhe Imam Ahmedi nga Aishia r.a. se ajo I kishte dhene Pejgamberit a.s. nje rrobe te leshte dhe kur ai u djersit e hoqi ate rrobe dhe e hodhi tutje.”Ky Hadith eshte argument I qarte kunder sufive qe thone se rrobat e leshta janete pelqyera qe te vishen. Nga nje ane tjeter veshja e rrobave te leshta dhe te trasha me pretekstin se te afrojne tek Zoti eshte perngjasim me Prifterinjte e Krishtere. Disa dijetare I kane dhene nje tjeter kuptim termit “Sufi”,thuhet qe origjina e ketij termit rrjedh nga fjala(Sofja) qe ne gjuhen Greke te lashte do te thote “urtesi”.Ndersa nje pjese tjeter e dijetareve thone qe termi “sufi” rrjedh nga gjuha hebraike. Interesante eshte qe Ortodokset I quajne djemte e tyre me emrin “Sufi” Ndersa sufite si grupacion nga grupacionet e kibles jane te ndare ne degezime te shumta qe nuk kane kufi.Cdo grupacion I sufive metodologjine e saj e quan me termin “Tarikat” dhe secila nga keto grupe ka nje risi te ndryshme nga grupacionet e tjera porse ne vija te pergjithshme burimet e tyre jane te njejta. Disa nga keto grupacione: Nga grupacionet e sufive Jane:Kadrite,Rifaite,Adevite,Bejanite,Xheshtitet,Shadhlitet,Sutuhite,Alevite,Berhamitet,Burhanitet,Nekshibendite,Tixhanitet,Bektashite,Ajdrusitet,Mehditet,Halvetitet,Idrisitet,Rrashiditet,Ferglitet,Salimitet,Mushashitet,Azemit etj. Keto grupe nuk mund te numerohen pasi secili nga to mban emrin e prijesit te saj dhe secili grup mbledh rreth vetes “Muridet”(ithtaret) e saj.Ato synojne lenjen e vakefeve per te mbajtur gjalle emrin e grupit te cilat trashegohen tek niperit e themeltarit te grupit brez pas brezi edhe nese ato jane te cthurur biles niperit e tyre behen njerez tek te cilet marrin bereqet pasi jane trashegimtaret e prijeseve te tyre shpirteror. Numri I madh I ketyre “Tarikateve” nuk perben problem ne besimin e Sufive pasi ato besojn qe “Tarikatet” jane aq te shumta sa fryma e te gjithe njerezimit porse secila nga keto grupe konkuron me njera tjetren duke shpikur dhikre apo adhurime te vecanta qe e dallon nga grupet e tjera ku secila pretendon qe tarikati I tij eshte me I mire se tarikatet e tjera. Dijetaret e Ehli Sunetit pergjate gjithe Historise Islame qe nga krijimi I tyre I kane kundeshtuar me ngulm idete dhe besimet e tyre sepse Pejgamberi Muhamed a.s. thote:”Cdo risi eshte humbje”,”Kapuni fort pas sunetit tim”,”Kush shpik ne fene tone nje bidat (risi) qe nuk eshte prej fese eshte e papranuar.” Gradat e Sufizmit: Sufizmi eshte ne grada te ndryshme.Disa nga keto grada perfshijne devijime dhe bidate ne fe dhe ne besim porse qe nuk e nxjerrin personin nga feja.Ndersa disa grada tjera perfishijne besime ekstreme qe e nxjerrin njeriun nga feja sic jane Batinite qe besimi I tyre eshte Kufer dhe besojne qe feja eshte nje e fshehte qe Zoti ja jep vetem njerezve te zgjedhur te tarikatit. Shkurtimisht gradat me te lehta te sufizmit jane te refuzuara kategorikisht nga feja Islame pasi permbajne ne to bidate te shumta ndersa gradat e tjera te sufizmit arrijne deri ne kufer dhe shirk qe e nxjerr njeriun nga feja Zoti na ruajte nga cdo devijim. Ekstremiteti I sufizmit eshte ne kulm,prej tyre ka qe besojne ne parimin “Uihedtu el-Vuxhud”,nuk ka dallim mes Krijuesit dhe Krijeses bota dhe cka ka ne te eshte Zoti,I paster eshte Allahu nga ajo cfare thone jobesimtaret. Disa grupacione tjera te sufizmit besojne qe Muhamedi a.s. eshte Allahu,I paster eshte Allahu nga kjo thenie.Disa grupacione tjera besojne qe Allahu xh.sh. futet ne trupin e disa “Evlijave” te sufive,I paster eshte Allahu nga kjo shpifje. Bidati I sufive eshte ne disa grada: 1-Bidate ne besim sic besojne qe “Evlijate” e tyre nderhyjne ne drejtimin e botes,caktojn rrizkun si dhe lutja e tyre eshte prej adhurimeve me te mira.”Evlijate” e tyre ndermjetesojne tek Allahu xh.sh. per ato qe bejn tavaf tek varret e tyre apo per ato qe I bien ne sexhde si dhe per ato qe bejne kurban per to, bidate qe te gjitha jane shirk dhe te nxjerrin nga Islami ne menyre te prere. 2-Bidate me zemren e tyre sic I frikesohen varreve te “Evlijave” dhe shpresojne nga ato qe ti ndihmojne. 3-Bidate ne theniet e tyre sic jane dhikret e shpikura,lutja e te vdekurve dhe kerkimi I ndihmes nga varret. 4-Bidate me trupin e tyre sic jane namazet e vecanta vetem per to(sipas grades se ithtareve te tarikatit u vihet per detyre numer dhe forme e caktuar namazesh),sexhdet ndaj varreve dhe evlijave te tyre dhe festimi I mevludeve te ndryshme ne respekt te prijesve te tarikateve. 5-Bidate me pasurine e tyre sic harxhojne nga pasuria e tyre per te blere kurbanet per varret e prijesve etj. Shembuj nga bidatet e sufive: Sufite kane shpikur adhurime sic jane dhikret apo namazet per te cilat Allahu nuk I ka ligjeruar porse ato nga epshet dhe mendjet e tyre shpifin kinse jane prej fese dhe argumentohen me ajetet e dhikrit apo namazit te permendura ne Kuran porse te shkeputura teresisht jashte kontekstit. 1-Salavati (Lutja ndaj Pejgamberit a.s.) I Ahmed el-Bedevij:(Allahume sal-li ala nuri el-envar ve siri el-esrar ve terjaki el-eg’jar) 2-Salavati I Desukit:(Allahume sal-li ala dhati el-Muhamedije el-letifeti el-ehadije shemsu semai el-esrar ve medhahri el-envar ve merkezi medari el-xhelal ve kutbi feleki el-xhemal) 3-Salavati I Ibn Arabiut:(Allahume efdi silete salavatike ala eveli et-teajinati el-mufavideti mine el-ama err-rrabanij….) 4-Salavati I Shadhlit dhe Bekrit:(Allahume sal-li ala el-xhemali el-enfus ve en-nuri el-ekdes ve el-habibi min hajthu el-hevije vel muradi fi el-lahutije) Ne kete menyre ato hapen dyert e bidatit ku cdo tarikat shpik adhurimet e saja sipas qejfeve te prijesve dhe ne kete forme e humben sunetin e Pejgamberit a.s. Shpiken tarikate dhe fene e Zotit e kthyen ne loje dhe epsh,dhikret e tyre nuk jane tjeter vecse te bertitura qe I perngjasojne te bertiturave te te cmendurve sic eshte dhikri I Nekshibendive I cili eshte dhikri me I shpejt I mundur gjoja qe sa me I shpejte te jete aq me shpejte te dergon tek Zoti. Pas kesaj shpiken dhikrin me kercim dhe ne baze te ketyre formave te adhurimeve qe ato vete I shpiken sufite kategorizohen ne disa grupe. 1-Sufite e Ulur: Keto ndahen ne dy grupe tjera: A- Sufite e heshtur B-Sufite Sait:(Nxjerrin nje ze te lehte gjate dhikrit qe bejne)

2-Sufite qe kercejne: Secili nga keto grupe eshte perpjekur dhe ka shpikur forma te ndryshme te kercimit dikush me daulle,def apo me mjete tjera muzikore ku udhehiqen nga Shehu I tyre. Raporti I Sufive me Ehli Sunetin: 1-Disa tarikate te sufive perputhen parimisht me Ehli Sunetin ne burimet e tyre tek Kurani dhe Suneti porse argumenteve I japing “T’evile”(komentim) te shkeputur nga konteksti origjinal. Kjo kategori eshte ne grada te ndryshme,prej tyre ka qe bidatet e tyre nuk kane arritur ne ekstremin total,kane shpikur dhikre te ndryshme me pretekstin se ato jane prej fese nderkohe qe ne fe nuk ka asnje argument per to.Ndersa ka prej tyre qe kane humbur nga rruga e drejte qe I komentojn argumentet sipas epshit te tyre.Hadithin kudsij I cili thote:”Robi me afrohet mua me anen e adhurimeve vullnetare derisa ta dua dhe kur e dua robin tim behem degjimi I tij me te cilin degjon,behem shikimi I tij me te cilin shikon…) e komentojn kete hadith per parimin e tyre te felliqur qe Zoti ze vend ne trupin e njeriut dhe krijesave tjera, besim qe eshte me I devijuar se edhe besimi I ithtareve te librit. 2- Kategoria tjeter besojne qe rruga e njohjes se fese perkufizohet tek parimi I tyre “Keshf”(Zbulimi apo frymezimi).Ato besojne qe nese besimtari largohet nga cdo lloj deshire e lejuar,e privon veten e tij,shkeputet nga njerezit dhe e perkujton Zotin me devotshmeri ne zemren e tij do ti lind nje drite qe ia tregon rrugen e drejte edhe nese nuk di asgje nga Kurani dhe Suneti.Per kete arsye ithtaret e ketij besimi nuk kerkojne dije fetare biles kerkimin e dijes ato e quajne mangesi. Besojne qe nese njeriu merret me dije ka devijuar nga rruga e drejte biles jane te njohura ofendimet e tyre ndaj dijetareve te Hadithit per te cilet thojne”Ato(Dijetaret e Hadithit) thone se na ka transmetuar filani nga filani nga filani,trasnmetim nga I vdekuri tek I vdekuri ndersa ne thojme na ka trasmetuar Zemra jone direkt nga Zoti I cili eshte I gjalle dhe nuk vdes kurre” Kjo thenie na e verteton injorancen e tyre pasi senedi(Zinxhiri) I hadithit eshte prej shpalljes se Zotit me te cilen e ka ruajtur fene.Prandaj devijimi I tyre filloi kur ia kthyen shpinen dijes dhe u moren me vesveset e shejtanit dhe mbeten ne humbje dhe erresire te plote. Mbyllje: Ne si besimtar musliman duhet te kapemi fort pas shpalljes se Allahut xh.sh. kuranit dhe Sunetit si dhe te mesojme komentimin e tyre sipas parimeve te selefeve (sahabeve,tabiineve dhe dijetaret pas tyre).Cdo rruge tjeter pos kesaj rruge eshte humbje dhe devijim. Hamid el-Alij : Kuvajt Pershtati ne Shqip:Ensar Ismalaj

Postimet e ngjajshme

SHKAQET QË NDIHMOJNË NË ULJEN E SHIKIMIT

Kushtrim Guraj

Namazi i “DUHASЁ” (paraditёs)…Namazi i vigjilentёve

Kushtrim Guraj

~ Dita e madhe e Arafatit … Një ditë si kjo ~

Kushtrim Guraj

《Disa Vepra tё cilat shpёrblehen sikur haxhi》

Kushtrim Guraj

Problemet bashkshortore – Një rast i një çifti që më mërziti…

Kushtrim Guraj

Termat e Haxhit:

Kushtrim Guraj

Këshilla të rëndësishme për haxhilerët!

Kushtrim Guraj

Çka lejohet të shihet nga femra muslimane para martesës? A lejohet ta heqë shaminë që t’ia tregojë flokët atij që e kërkon dorën e saj?

Kushtrim Guraj

Vlera e agjërimit të gjashtë ditëve të shev-valit dhe disa çështje që lidhen me këto ditë

Kushtrim Guraj