Suedi, gjendet qepë e vjetër 1500 vite

Në fshatin Sandy Borg të ishullit suedez Ölanda gjatë një gërmimi është gjetur një qepë e vjetër 1500 vite, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arkeologia Helena Victor, në deklaratën e saj për gazetën The Local, njoftoi se kanë gjetur një qepë të djegur e vjetër 1500 vjet. Ajo tha se në ato vite në Skandinavi nuk ka patur kultivim të qepës dhe vuri në dukje se qepa mund të ketë qenë e importuar nga Perandoria Romake.

Victor theksoi se qepën e kanë gjetur pranë një oxhaku gjatë gërmimeve në një kala antike. Ajo tha se kjo do të hedhë dritë mbi marrëdhëniet e afërta tregtare të atyre që kanë jetuar në rajon me Perandorinë Romake.