RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Samet Tours
Lajme

Sot në Potoçari varrosen 35 viktimat e Srebrenicës

POTOÇARI (AA) – Sot në Varrezën Përkujtimore në Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës do të varrosen mbetjet mortore të 35 viktimave të gjenocidit të Srebrenicës, në të cilin u vranë të paktën 8.372 civilë boshnjakë dhe i cili konsiderohet si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, raporton Anadolu Agency (AA).

Varrimi i 35 viktimave të identifikuar të vrarë më 11 korrik të vitit 1995 nga njësitë serbe të udhëhequra nga Ratko Mlladiç dhe të nxjerrë nga varre masive vite më vonë, do të bëhet pas namazit të drekës.

Mijëra persona nga brenda dhe jashtë vendit tanimë që nga orët e hershme të mëngjesit kanë filluar të vijnë në Potoçari.

Këtë vit, më i riu nga 35 viktimat që do të varrosen është 16-vjeçari Vesib Ibriç, kurse më i vjetri 71-vjeçari Shahin Haliloviç. Po ashtu, sot do të varroset edhe Remzija Dudiç, e cila ishte shtatzënë në muajin e gjashtë kur u vra në pyll së bashku me bashkëshortin e saj.

Viktimat që do të varrosen janë si në vijim:

Omer Aliç, Muhamed Aliç, Fahrudin Alisheviç, Suvad Avdiç, Hazim Beganoviç, Suad Begoviç, Kiram Bektiç, Ramo Boriç, Bajro Budoviç, Edin Buriç, Salem Çakanoviç, Aziz Dautbashiç, Nijazija Dudiç, Remzija Dudiç, Avdija Gusiç, Shahin Haliloviç, Ahmet Hasanoviç, Nesib Hasanoviç, Hamdija Hasiç, Sejad Husejnoviç, Vesid Ibriç, Saban Ikanoviç, Hazret Kadriç, Nijaz Kadriç, Senad Maliç, Feris Mehmedoviç, Safet Merxhiç, Hajro Muhiç, Nesad Mujçinoviç, Asim Mujiç, Kadrija Musiç, Salih Selimoviç, Hamed Smajiç, Ahmo Smajiç dhe Rizo Sulejmanoviç.

Related posts

NATO përgatitet për përgjigje të shpejtë ndaj kërcënimeve

Kushtrim Guraj

OJQ-të turke nisin fushatën e ndihmës për muslimanët Rohingya

Kushtrim Guraj

Shqiptarët dhe boshnjakët e Serbisë do të kërkojnë mbrojtje në Gjykatën Kushtetuese

Kushtrim Guraj

Shkup, ambasadorja turke priti çiklistët që udhëtuan deri në Stamboll për dëshmorët e 15 Korrikut

Kushtrim Guraj

Rreziku nga Alzheimeri më i lartë te gratë me shumë fëmijë

Kushtrim Guraj

Temperatura përcëlluese në Algjeri, regjistrohet më e larta në Afrikë

Kushtrim Guraj

“Kroacia mbështet Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së”

Kushtrim Guraj

Turqia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Kushtrim Guraj

Avramopoulos: Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Kushtrim Guraj