RTV Pendimi
Samet Tours
Kompania Ziel Bau
Lajme

Sonte Nata e Kadrit, çfarë duhet të bëjmë?

Sonte sipas kalendarit islamik të myslimanëve për muajin e shenjtë të Ramazanit është Natë e madhe, e njohur për të gjithë ‘Nata e Kadrit’ ( e rëndësishme më shumë se një mijë muaj).

Kjo natë është një nga netët teke në dhjetë ditshin e fundit të muajit të madhërishëm. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet dhe se engjëjt zbresin në Tokë, transmeton Indeksonline.

Zbritja tek Muhammedi a.s:

Myslimanët besojnë që Kur’ani u zbrit në natë të Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak (arabisht).

Data:

Në librin e shenjtë Kur’an nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit ështrë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të.

Kur’an:

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit. Sureja (Kadr, 97:1-5).

Më poshtë keni disa vepra që duhet të bëhen në Natën e Kadrit:

Këtë natë duhen kryer adhurime për hir të Allahut, duhet falur namaz duke e përforcuar ndjenjën e adhurimit.
Duhet lexuar sa më shumë Kur’an, të dëgjohet ai që e lexon atë si dhe të meditohet mbi ato ç’ka thotë Kur’ani.
Duhet të biem në salavat mbi Profetin tonë a.s., të shpresojmë në shefatin (ndërmjetësimin) e tij, të forcojmë vetëdijen e të qenit nga ymeti i tij dhe të rinovojmë besnikërinë ndaj tij.
Duhet të kërkojmë falje e mëshirë nga Allahu, të bëjmë vetëllogari dhe të bindim veten të kthehemi drejt rrugës së drejtë.
Të bëjmë sa më shumë dhikër (përkujtim) e të meditojmë, pasi vetëm me përkujtimin e Allahut gjejnë shpëtim dhe prehje zemrat.
Të lutemi sa më shumë, sepse duaja është mjeti që e afron më shumë njeriun me Zotin e tij. Transmetohet se Profeti ynë i nderuar a.s. në këtë natë e ka këshilluar Aishen të bëjë këtë dua: “Allahumme inneke afuuun, tuhibbu’l-afue fa’fu anni” {Zoti im! Ti je Falës, të pëlqen të falësh, më fal dhe mua!}
Në këtë natë të shenjtë duhet të kërkojmë prej Allahut të falë të gjithë besimtarët. Të lutemi që kjo natë të bëhet faktor për forcimin e dashurisë dhe vëllazërisë, për bashkimin e botës islame dhe për ruajtjen e gjithë njerëzimit nga fatkeqësitë./Indeksonline/

Related posts

Zgjedhjet në Turqi, të moshuarit dhe të sëmurët votojnë në shtëpitë e tyre

Kushtrim Guraj

Rama dhe liderë të tjerë botëror urojnë presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje

Kushtrim Guraj

Zgjedhjet në Turqi, përfundon procesi i votimit

Kushtrim Guraj

Pamje ekskluzive nga faza e punimeve finale të xhamisë “Mati 1” ( Foto )

Hevzi Hasani

Thaçi e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Turqia do të ngjitet aty ku janë Amerika dhe Rusia

Kushtrim Guraj

Sa janë reale testet e Arritshmërisë dhe Maturës?

Kushtrim Guraj

Siri, brenda një dite regjimi ka kryer 750 sulme në Dera

Kushtrim Guraj

Haxhi 2018: BeH dhe Maqedonia me çmimin më të lartë, Shqipëria me çmimin më të ulët

Kushtrim Guraj