RTV Pendimi
Goodlife
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Flyer Fahrschule struga
Pyetje & Përgjëgjje

Si t’i bind që e kanë gabim?

Pyetja:

Shumë herë, kur iu them  shokëve se përse nuk falen, ata thonë se kështu e ka shkruar Zoti, nuk e ka shkruar që të jemi njerëz të mirë. Ju lutem më jepni një përgjigje në lidhje me këtë, që t’i bind se e kanë gabim.

Përgjigje:

Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Thënia me të cilën ata përgjigjen është vetëm një arsyetim me të cilin e mashtrojnë veten e tyre. Allahu i Lartësuar thotë: “Po njeriu është dëshmitar i vetvetes. Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta” (Kijame, 14-15) Pra çdo njeri është i vetëdijshën për gabimet e veta, por nga mendjemadhësia që ka mundohet gjithmonë t`i arsyetojë veprat e tij. Kështu veproi edhe shejtani kur refuzoi urdhërin e Allahut t`i bëjë sexhde Ademit “(Allahu) Tha: “Çfarë të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlefshëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta.” (Araf, 12).

Kurse përgjigja jonë ndaj tyre do të ishte shumë e thjeshtë. Së pari do t`i pyetnim ata se a e dini ju gajbin (të fshehtën se çfarë është e shkruar rreth jush tek Allahu) nëse thonë po, atëherë kjo është kufër dhe e pamundur, pasi të fshehtën nuk e di askush, as Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Nëse pranojnë se nuk e dinë, atëherë e dimë shumë mirë se Allahu i ka thirrur të gjithë njerëzit në besim dhe punë të mira dhe i ndaloi në veprimin e punëve të këqija. “Allahu ju sqaron, ashtu që të mos humbni. Allahu di për çdo send” Gjithashtu thotë:“Allahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet e t’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t’ju pranojë pendimin. Allahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.” E të njejtën kohë e la atë të lirë në zgjedhjen e rrugës që dëshiron  ta pasojë, prandaj ky është vetëm një arsyetim i kotë. Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk i dhamë Ne atij (njeriut) dy sy? Edhe gjuhë e dy buzë? Dhe i sqaruam atij për të dy rrugët ( rrugën e vërtetë dhe atë të keqe)  ( Beled, 8-10)

Hoxhë Alaudin Abaz

/klubikulturor

Postimet e ngjajshme

Një vëlla punon me mosbesimtarët, çfarë e këshilloni vëllaun në lidhje me këtë?

Kushtrim Guraj

A lejohet që muslimani të betohet në diçka tjetër jashta Allahut ,- azze vexhel!?

Kushtrim Guraj

Qëndrimi i Islamit ndaj hakmarrjes

Kushtrim Guraj

A lejohet mbyllja e syve në namaz?

Kushtrim Guraj

A LEJOHET KRYERJA E UMRES NGA GRUAJA PËR BURRIN E SAJ TË VDEKUR!

Kushtrim Guraj

Dyshoj se kam sihër për martesë…

Kushtrim Guraj

A lejohet vënja(vendosja) e dhëmbëve të arit për burra në raste të nevojshme?

Kushtrim Guraj

A është gjynah mbytja e buburrecave?

Kushtrim Guraj

A lejohet femra të dal imam në shtëpi?

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: