RTV Pendimi
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Goodlife
Flyer Fahrschule struga
Shqipëri, konferencë kombëtare për krimin mjedisor
Lajme

Shqipëri, konferencë kombëtare për krimin mjedisor

Misioni i OSBE-së në Shqipëri dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit organizuan sot në Tiranë konferencën kombëtare për krimin mjedisor, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi në fjalën e tij në konferencën që kishte në fokus problematikat dhe sfidat me përballjen me krimin mjedisor tha se viti 2018 ka qenë një vit sprove, sipas tij, lidhur me administrimin e pasurive kombëtare si dhe ajo çfarë duhet të bëjnë për të vendosur në shoqërinë shqiptare disa rregulla, të cilat të respektohen në mënyrë të barabartë përsa i përket ndotjes.

“Rregulla për të gjithë pa parë nëse vjen nga një biznes i madh ndotja apo nga një biznes i vogël, pa parë nëse pronari i fabrikës është një njeri i rëndësishëm apo pronari i një dyqani që ndot në një qytet të vendit është dikush për t’u marrë në situatë”, tha Klosi.

Sipas tij, për mjedisin ka ardhur koha që të punohet së bashku si një ekip dhe të kuptohet që mjedisi mund të mbrohet nëse respekton shoqëria rregullat dhe normat e vendosura.

Duke folur për menaxhimin e mbetjeve urbane, Klosi u shpreh se “Sot kemi veprime konkrete në kuadër të mirëmenaxhimit të venddepozitimeve të mbetjeve urbane. Kemi përcaktimin dhe mënyrën shkencore të llogaritjes së kostos dhe tarifës së menaxhimit të mbetjeve urbane nga çdo bashki e detyrueshme. Kemi përcaktimin e hartës së vend depozitimeve ku ato janë ilegale, ku duhet të mbyllen dhe ku janë ato që ne duhet të mbështesim përpjekjet e bashkive për të ndërtuar vend depozitime legale me leje mjedisore”.

Ndërsa kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Bernd Borchardt, tha se krimi mjedisor është një fushë shumë e rëndësishme, ku Shqipëria ka nevojë të bëjë përmirësime.

“Para tre vitesh ne filluam të punonim me Ministrinë e Mjedisit për këtë çështje dhe krijuam një grup pune ndërinstitucionale në mënyrë që struktura të ndryshme të vendit që trajtonin krimin mjedisor, të shkëmbenin informacione me njëri-tjetrin dhe të propozonin ndryshime legjislative. Ky grup ka bërë disa arritje, janë organizuar shumë aktivitete në bashki të ndryshme për ndërgjegjësimin si dhe ka hartuar një plan veprimi strategjik kundër krimit mjedisor për periudhën 2018-2019 dhe janë dhënë kontribute ekspertësh për ndryshimet legjislative për krimin mjedisor”, tha ai.

Sipas Borchardt, gjurmët e krimit mjedisor janë të dukshme në vend, mjafton të kalosh afër një lumi, të shkosh në një fshat ku ka ndërtime të paligjshme dhe sipas tij gjithçka dallohet.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe të organizatave të shoqërisë civile.

Krimi mjedisor përshkruan aktivitete të paligjshme që dëmtojnë mjedisin dhe ku kanë për qëllim të përfitojnë grupe apo individë nga shfrytëzimi ose shkatërrimi, tregtia dhe plaçkitja e burimeve natyrore dhe dëmtimi u zonave të mbrojtura.

Postimet e ngjajshme

Iniciativa e Pavarur e të Verbërve në Kosovë proteston para Qeverisë

Kushtrim Guraj

Poli i Veriut, në 5 vitet e fundit periudha më e ngrohtë në histori

Kushtrim Guraj

SHBA mbështet ngritjen profesionale të oficerëve të FSK-së

Kushtrim Guraj

Prishtinë, forum mbi trajtimin e rreziqeve të sigurisë Kosovë-Maqedoni

Kushtrim Guraj

Tërmet 4,2 ballë në Detin Egje

Kushtrim Guraj

Dimri në Salekhardin rus ku akulli qëndron 200 ditë në vit

Kushtrim Guraj

Këto janë automjetet ushtarake amerikane për Ushtrinë e Kosovës (Foto)

Kushtrim Guraj

Marrëveshja e OPEC-ut shkakton rritje në çmimin e naftës

Kushtrim Guraj

Nigeri, mbi 70 milionë persona janë analfabetë

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: