RTV Pendimi
Auto Lider
Goodlife
Samet taurs
Royal
Reklama e Fatmirit
Shkup, tubim mbështetës për gratë dhe fëmijët e burgosur në Siri
Lajme

Shkup, tubim mbështetës për gratë dhe fëmijët e burgosur në Siri

Muslim Shop

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot në Shkup u mbajt tubim protestues për lirimin e grave dhe fëmijëve që gjenden në burgjet në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në tubimin që organizua në sheshin pranë Xhamisë Murat Pasha në Çarshinë e Vjetër të Shkupit pas namazit të xhumasë, pjesëmarrësit mbanin pankarta me mbishkrimet “Liri për gratë e burgosura” dhe “Të shkatërrohen burgjet, të fitojë njerëzimi”.

Në një deklaratë të lexuar në katër gjuhë, shqip, turqisht, maqedonisht dhe boshnjakisht, u përçua mesazhi se “Jemi në këmbë deri në lirimin e gruas dhe fëmijës së fundit në burgjet e Sirisë”.

Zehra Kava, anëtare e Lëvizjes së Ndërgjegjes nga Turqia, rikujtoi se vitin e kaluar dhjetë mijë gra nga vende të ndryshme të botës kishin udhëtuar nga Stambolli deri në kufirin e Sirisë për të protestuar në mënyrë të heshtur.

“Realizuan protestë të heshtur në Hatay dhe ia përçuan zërin e tyre botës. Vitin e kaluar, këto dhjetë mijë gra që u takuan në Hatay u kthyen në vendet e tyre dhe aktualisht, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjenden në sheshet e vendeve të tyre dhe brohorasin kundër tiranisë që ushtrohet ndaj grave dhe fëmijëve në burgjet nëntokësore në Siri. Ne, si njerëz me ndërgjegje, si njerëz që nuk do të ngelim indiferentë ndaj ndodhive në Siri, jemi këtu për ta përçuar atë që ndodh me shtatë mijë gra dhe fëmijë në burgje, përfshirë madje fëmijë të moshës nën nëntë vjeç”, tha Kava.

Ndërkaq, aktivistja e të drejtave të njeriut Mersiha Smailoviç, e cila mori pjesë në tubim, riafirmoi thirrjen për lirimin e grave në burgjet e Sirisë me rastin e 8 Marsit.

“Ne kërkojmë lirimin e tyre të menjëhershëm, veçanërisht për gratë dhe fëmijët që janë kategoria më e prekshme, që duhet të lirohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Smailoviç.

Po ashtu, pjesëmarrësja Hüsniye Emin, tha se vitin e kaluar kanë marrë pjesë në aktivitetin e vitit të kaluar të Lëvizjes së Ndërgjegjes, ndërsa tubimi i sotëm, siç theksoi ajo, kishte për synim të jetë zëri i grave dhe fëmijëve që i janë nënshtruar tiranisë në Siri.

“Në historinë e afërt, në Ballkan kemi përjetuar ngjarje të ngjashme, gjatë luftës në Bosnjë dhe Kosovë. Ne, e gjithë botë, i shohim me shumë keqardhje këto dhimbje. Nga këtu, ne bëjmë thirrje që të mos jemi spektatorë me keqardhje të kësaj mizorie në Siri. Që tani, ne e ngrisim zërin që ato të mund të jenë të lira. I themi ‘ndal’ lojës së ‘tre majmunëve’ nga ana e botës”, deklaroi Emin.

Postimet e ngjajshme

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Kushtrim Guraj

YTB shtron iftar në Prizren

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Kushtrim Guraj

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Armend Emurllahu

Afganistan – 3 të vdekur në sulmin me bombë në xhami

Kushtrim Guraj

Shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm në Turqi

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Rast i artë që shpesh herë po na ik!

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj