RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Samet Tours
Lajme

Shkrirja e akullnajave në Antarktik në nivel alarmant

Shkrirja e akullnajave në Antarktik në hemisferën jugore ka përshpejtuar në nivel alarmant, ndërsa tre trilionë tonë akuj janë zhdukur në periudhën mes viteve 1992-2017, tregoi një studim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studimi rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën “Nature” ka treguar se afër 84 miliardë tonë akullnaja janë zhdukur brenda një viti në periudhën mes viteve 1992-2011 dhe 241 miliardë tonë në vit mes viteve 2012-2017, për të arritur sasinë prej tre trilionë tonë akullnajash të zhdukura në 25 vite.

Në studimin e kryer nga 88 shkencëtarë që punojnë me Agjencinë Amerikane të Aeronautikës dhe Administrimit Hapësinor (NASA) dhe Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA), shtresa e akujve të kontinentit e shkrirë brenda një çerek shekulli është llogaritur me sasi sa për ta mbuluar një hapësirë sa Teksasi me ujë në thellësi katër metra.

Shkencëtarët kanë theksuar se shkrirja e akullnajave ka shkaktuar rritje prej 7,6 milimetrash të nivelit të oqeaneve.

“Mendoj se duhet të shqetësohemi. Kjo nuk do të thotë se ne jemi të pashpresë, por çështja avancon më shpejt sesa që e presim”, ka thënë Isabella Velicogna nga Universiteti i Irvines në Kaliforni, pjesë në ekipin studiues.

Ndërkaq, Ian Joughin nga Universiteti i Washingtonit tha se Antarktiku Perëndimor, ku ka ndodhur sasia më e madhe e shkrirjeve, është “në gjendje të shkatërruar”.

Për dallim nga hulumtimet me matje të vetme, në këtë studim janë përdorur 24 metoda të ndryshme duke përdorur satelitë, matje tokësore dhe ajrore dhe simulime kompjuterike.

Andrew Shepherd nga Universiteti i Leedsit ka potencuar se vetëm Antarktiku do të mund të rrisë për 16 centimetra nivelin e detit deri në fund të shekullit.

Related posts

Zgjedhjet në Turqi, të moshuarit dhe të sëmurët votojnë në shtëpitë e tyre

Kushtrim Guraj

Rama dhe liderë të tjerë botëror urojnë presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje

Kushtrim Guraj

Zgjedhjet në Turqi, përfundon procesi i votimit

Kushtrim Guraj

Pamje ekskluzive nga faza e punimeve finale të xhamisë “Mati 1” ( Foto )

Hevzi Hasani

Thaçi e Vuçiq takohen sot në Bruksel

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Turqia do të ngjitet aty ku janë Amerika dhe Rusia

Kushtrim Guraj

Sa janë reale testet e Arritshmërisë dhe Maturës?

Kushtrim Guraj

Siri, brenda një dite regjimi ka kryer 750 sulme në Dera

Kushtrim Guraj

Haxhi 2018: BeH dhe Maqedonia me çmimin më të lartë, Shqipëria me çmimin më të ulët

Kushtrim Guraj