RTV Pendimi
Goodlife
Flyer Fahrschule struga
Auto Lider
Akademi Kuranit
Ilaçe për zemrën / Rukja Probleme shpirtërore & shoqërore

SHFRYTËZOJE JETËN PARA SE TË TË SHFRYTËZOJË AJO

Muslim Shop

Isha fëmijë, shpresoja të futesha në medrese dhe të mësoj si fëmijët e tjerë dhe me të vërtetë u futa në medrese, e përjetova fëmijërinë time dhe rininë time, e pastaj fillova të mërzitesha nga kjo.
Shpresova të futesha në universitet dhe me të vërtetë u futa në të, mirëpo nuk shkoi pak dhe fillova të mërzitem edhe nga kjo.
Shpresova ta përfundoja sa më shpejt dhe me të vërtetë e përfundova shpejt, mirëpo, pastaj më mbyti vetmia.
Shpresova të punësohesha dhe me të vërtetë u punësova, e atëherë thashë tash është koha të martohem.
Shpresova të martohesha dhe me të vërtetë u martova, mirëpo, shtëpia ime u bë e egër dhe e mbytur nga heshtja.
Shpresova të kisha fëmijë dhe me të vërtetë u furnizova me fëmijë, mirëpo, pas një periudhe u mërzita nga muret e shtëpisë.
Shpresova t’i martoja dhe me të vërtetë i martova, mirëpo, u mërzita nga puna dhe filloi të më lodhte.
Shpresova të dilja në pension e të pushoja dhe me të vërtetë dola, mirëpo mbeta i vetëm, njëjtë sikurse kur dola nga universiteti. Dallimi ishte se kur dola nga universiteti, jetën e kisha para, kurse tash jetën e kam pas, mirëpo ende kam shpresa.
Shpresova ta mësoja Kuranin, mirëpo kujtesa ime më tradhtoi.
Shpresova të agjëroja, mirëpo shëndeti im nuk ma mundësoi.
Shpresova të ngritesha natën, mirëpo këmbët e mia nuk më mbanin.
Andaj, shfrytëzoje shëndetin tënd para pleqërisë, mos të të preokupojë të menduarit rreth furnizimit nga të menduarit tënd rreth ahiretit.
Allahu ta garantoi riskun, mos u mërzit dhe nuk ta garantoi Xhenetin, prandaj vepro.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

ÇFARË PËRGATITA UNË PËR AHIRET?!

Irfan Jahiu

MËSIME JETE TË ÇMUESHME PËR ÇDO NJERI

Irfan Jahiu

RREGULLAT E LUMTURISË

Irfan Jahiu

MOS E LUT ASKËND, POR JI KRENAR ME VETEN!

Irfan Jahiu

MOS U FRIKËSO DHE MOS IK

Irfan Jahiu

MBROJE VETEN MË KËTO FJALË

Irfan Jahiu

KOHË TË ÇUDITSHME

Irfan Jahiu

DYNJANË E KUPTON KUR E HEDH DHEUN MBI ATË QË E DO

Irfan Jahiu

A KE DIKË TJETËR POS ALLAHUT?!

Irfan Jahiu
%d bloggers like this: