RTV Pendimi
Royal
Goodlife
Reklama e Fatmirit
Auto Lider
Samet taurs
Shënohet Nata e Regaibit në Shkup
Lajme

Shënohet Nata e Regaibit në Shkup

Muslim Shop

Muslimanët anekënd botës festojnë Natën e Madhe të Regaibit (nata e xhumasë së parë të muajit Rexhep), që shënon hyrjen në tre muajt e shenjtë të fesë Islame, muajt Rexhep, Shaban dhe Ramazan. Me këtë rast, në disa xhami në Shkup u organizuan programe të ndryshme fetare, raporton Anadolu Agency (AA).

Nën përkujdesjen e Zyrës së çështjeve fetare pranë ambasadës turke në Shkup dhe Bashkësisë Fetare Islame (BFI), program me rastin e Natës së Regaibit u organizua në xhaminë Mustafa Pasha. Atasheu për çështje fetare pranë Ambasadës turke në Shkup, Murat Alkan, tha se në këtë program mysafirët nga Turqia, Recep Yasan, Numan Duygu dhe Hakan Acar, kanë lexuar Kur’an, ilahi dhe mevlud.

“Shpresojmë dhe bëjmë dua që me rastin e Natës së Regaibit, Allahu i Lartmadhëruar sa më shpejtë të na shpëtojë neve dhe mbarë botën islame nga kjo situatë e vështirë në të cilën ndodhemi dhe këto net të bekuara të jenë shkak për zgjimin dhe bashkimin e muslimanëve”, tha Alkan.

Program i ngjashëm u organizua edhe në xhaminë e Murat Pashës, që gjendet në Çarshinë e Shkupit, e që tradicionalisht është nikoqire e manifestimeve dhe programeve të këtilla.

Duke folur për AA, myftiu i Shkupit, Qenan Ismaili, uroi që këto programe tradicionale të vazhdojnë të realizohen edhe në të ardhmen.

“Kësaj radhe edhe me rastin e hyrjen në tre muajt e dalluar, në tre muajt e bekuar, Natën e Regaibit, organizuam një program të pasur fetar dhe kulturor me disa pjesë të mevludit tonë tradicional, ilahive, pjesë nga Kur’ani nga hafizlerë dhe hoxhallarë shumë të dalluar të trojeve tona të cilët me shekuj me radhë këtë traditë të bukur të paraardhësve tanë e kanë përcjellë gjeneratë pas gjenerate”, tha Ismaili.

Hatibi dhe vaizi i xhamisë së Murat Pashës, Sulejman Baki, u uroi muslimanëve Natën e Regaibit, duke shtuar se përpos kësaj nate, në tre muajt e shenjtë na presin edhe net të tjera të rëndësishme si Nata e Miraxhit, Nata e Beratit apo Nata e Kadrit.

“Pejgamberi ynë kështu bënte dua: O Allahu im, bëri të bekuar muajt Rexhep dhe Shaban në mesin tonë dhe na mundëso që ta arrijmë muajin e Ramazanit”, tha Baki.

Programet për shënimin e Natës së Regaibit do të vazhdojnë edhe në Gostivar. Nata e bekuar Regaib në Islam është e njohur si nata e dëshirave, shpresës dhe adhurimit. Lejletu-r-Regaib është e para nga tre netët e përzgjedhura që njoftojnë ardhjen e muajit të Ramazanit.

Postimet e ngjajshme

Kur’ani 800-vjeçar tërheq vizitorët në veri të Turqisë

Kushtrim Guraj

YTB shtron iftar në Prizren

Kushtrim Guraj

Kryeparlamentari turk, Şentop, merr pjesë në iftarin e IBU-t në Shkup

Kushtrim Guraj

Gjermani, zjarri në një xhami shkakton dëme të mëdha materiale

Armend Emurllahu

Afganistan – 3 të vdekur në sulmin me bombë në xhami

Kushtrim Guraj

Shërbimi ushtarak i paguar do të bëhet i përhershëm në Turqi

Kushtrim Guraj

Haradinaj i drejton thirrje Vuçiçit për reflektim

Kushtrim Guraj

Rast i artë që shpesh herë po na ik!

Kushtrim Guraj

Kosovës i shtohet një Doktor Shkence në fushën e Tefsirit

Kushtrim Guraj