SHBA: Rreth 40% e internetit shpenzohet në Facebook dhe YouTube

Drejtori ekzekutiv i Business Insider, Henry Blodget në një ngjarje të organizuar nga kompania e tij për hapësirën digjitale ka folur për disa trende të rëndësishme të industrisë.

Për shembull, më shumë se një e treta e trafikut të internetit vjen nga telefonat e mençur edhe tabletët, dhe dy nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë marrin pjesën më të madhe të trafikut të përgjithshëm online.

Ndërsa, bazuar në të dhënat e një raporti nga Sandvine thuhet se janë Facebook dhe YouTube që marrin gati 40% të të gjithë trafikut të internetit mobil në Amerikën e Veriut. Matja është bërë në muajin shtator të këtij viti.

Facebook merr rreth 19% të trafikut agregat mobil, ndërsa YouTube ishte afër rrjetit social me 18%. Pjesa e tretë më e madhe i përkiste “trafikut të përgjithshëm në ueb” përmes shfletuesve të internetit me 11%. (Telegrafi)