RTV Pendimi
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Flyer Fahrschule struga
Samsung promovon smartphone-n e ri të palosshëm
Shkenca dhe teknologjia

Samsung promovon smartphone-n e ri të palosshëm

Samsung ka promovuar smartphone-n e ri të shumëpritur të palosshëm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të BBC, celulari i ri i Samsung-it me karakteristikën që mund të paloset, u promovua në qytetin San Francisco të shtetit federal California në SHBA, nga Justin Denison, një nga zëvendëskryetarët e kompanisë të seksionit për telefonat celularë.

Pajisja derisa është e palosur është e madhe sa një celular ndërsa kur hapet fiton madhësinë e një tableti. Madhësia diagonale e telefonit është 18,5 centimetra.

Në promovim iu lejua gazetarëve dhe programuesve të mund të prekin dhe të vëzhgojnë nga afër pajisjen.

Glen Murphy, kryetari i Android UX i Google-it, i cili mori pjesë në promovimin e celularit të ri të Samsung-it, tha se do të punojnë më shumë me programuesit që t’i sjellin më shumë karakteristika telefonit të ri.

Ndërsa Dave Burke, zëvendëkryetari i sistemit operativ të Google-it, Android, në konferenecën për media tha se Samsung planifikon që në fillim të vitit të ri të sjell një pajisje të re Android në treg.

Prodhimi serik në muajt e ardhshëm

Samsung planifikon që celularin e palosshëm ta prodhojë në mënyrë serike në muajt e ardhshëm.

Në çerekun e dytën të këtij viti kompania kineze Huwaei duke e tejkaluar Apple-n, ishte bërë prodhuesi i dytë i celularëve që ka shitur më së shumti smartphone pas Samsung-ut.

Postimet e ngjajshme

Kërkesat më të shpeshta të blerësve të telefonave të mençur, do të habiteni me renditjen

Kushtrim Guraj

Nikon nesër prezanton kamerën e re me vetëm një lens

Kushtrim Guraj

Studimi: Kufizimi i kohës në rrjetet sociale për 10 minuta në ditë rrit lumturinë

Kushtrim Guraj

Shkencëtarët ridefinojnë termin kilogram

Kushtrim Guraj

Ekranet e modeleve Samsung Galaxy S10

Kushtrim Guraj

Numri i udhëtarëve në aeroportet e Stambollit rritet me 6.5 milionë

Kushtrim Guraj

Google Maps teston dy funksione të cilat mund tu “shpëtojnë” kokën

Kushtrim Guraj

Lajm i mirë për ju të gjithë që bëni gabime në bisedat në Messenger të Facebookut

Kushtrim Guraj

LG së shpejti do të sjellë televizorin 8K

Kushtrim Guraj