RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Royal Travel
Samet Tours
Restaurant Terrase
Restauranti Ayam Zaman
Allgemein Lajme

Samosa, ushqimi i domosdoshëm në sofrat e iftarit në Pakistan

ISLAMABAD (AA) – Behlül Çetinkaya

Samosa, një nga ushqimet tradicionale të rrugës në Pakistan, përbën një nga ushqimet më të preferuara me ardhjen e muajit të Ramazanit.

Samosa i ngjan byrekut në formë trekëndëshi dhe mund të gjendet pothuajse në çdo rrugë të kryeqytetit Islamabad.

Ajo përgatitet duke e mbushur me mish të bluar ose patate, ndërsa më pas skuqet. Samosa përbën një nga ushqimet e domosdoshme në Ramazan.

Muhammed Rijaz, i cili përgatit samosa në një tezgë mobile, për Anadolu Agency (AA) thotë se normalisht, në ditë arrin të shesë 1.500-2.000 samosa, por ky numër rritet në mbi 3.000 gjatë Ramazanit.

“Personat që duan të hanë samosa të ngrohta në iftar, nxitojnë drejt shitësve”, thekson Rijaz, duke shtuar se gjatë këtij muaji ai bën shitje nga iftari e deri në syfyr.

Në Pakistan, pas hapjes së iftarit falet namazi i akshamit, kurse ushqimi hahet më pas, thotë Rijaz, sipas të cilit, pakistanezët zakonisht hapin iftarin me samosa.

Në vend të ushqimeve, në iftaret dhe syfyret në Pakistan parapëlqehet samosa, qofte me perime të quajtura pakora, si dhe pije si lëngu i trëndafilave. Ndërkaq, kur përmenden gjellat kryesore, gjëja e parë që bie ndërmend janë biriani dhe karahi, ushqime të përgatitura në forma dhe me erëza të veçanta të Pakistanit.

Supozohet se samosa daton që nga vitet 500 para erës sonë. Të dhënat historike tregojnë se samosa ka qenë një nga ushqimet e preferuara edhe të perandorëve persianë.

Samosa, e cila konsumohet gjerësisht në vendet e Azisë Jugore, është përhapur edhe në pjesë të tjera të botës. Në Kenia, ky ushqim konsumohet së bashku me çajin dhe quhet “sambussa”.

Samosa përgatitet me peta brumi të mbushura me mish të bluar ose patate, duke u skuqur në vaj.

Related posts

Forcat izraelite kryen sulme me tanke në Gaza

Kushtrim Guraj

Dorëzohet dosja në lidhje me masakrat e Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Kushtrim Guraj

Presidenti iranian: SHBA nuk mund të flasë në emër të mbarë botës

Kushtrim Guraj

Stategjia e Trumpit ka shënuar “përparim të lehtë” në luftën në Afganistan

Kushtrim Guraj

Gjykata turke dënon 104 ish-ushtarë me burgim të përjetshëm

Kushtrim Guraj

Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut

Kushtrim Guraj

Ministrja daneze: Ramazani i rrezikshëm, myslimanët të largohen nga puna

Hevzi Hasani

Dy familje falin dhe pajtohen në Drenas

Hevzi Hasani

Ushqimi i domosdoshëm i iftareve në Indonezi, supë prej bananesh

Hevzi Hasani
RAMAZANI Muaj i veqant në RTV Pendimi - KONTRIBO EDHE TI