RTV Pendimi
Auto Lider
Tribuna per Jetimat
Kompania Ziel Bau
Meso Kuranin
Mirësjellja - Edukata fetare

SA MË I MOÇËM QË PO BËHEM

Vitet po kalojnë dhe sa më i moçëm që po bëhem, aq më tepër po e vërej se nuk jam i interesuar më për grindje… konflikte… zhgënjime… ose presione të çfarëdo lloji!

Ajo që po më intereson është shëndeti i mirë… dhe shoqërimi i njerëzve të drejtë me zemër të mirë.

U binda që dua ta shoqëroj atë që më nxit për përpara e mi shton ambiciet, si dhe u binda që dua të largohem nga ai që më nënvlerëson e më zhyt në mosmarrëveshje dhe urrejtje.

Dua që të largohem nga çdokush që përçon energji negative e çfarëdo lloji qoftë ajo.

Dua që të jem me atë që e sheh se jeta është e bukur, ndërsa me shoqërimin tim, ajo i duket edhe më e mirë dhe më e bukur.

Me kalimin e kohës u binda që nuk duhet t’u kushtoj vëmendje të gjitha fjalëve të njerëzve që i flasin për mua, por ato që duhet t’u kushtoj rëndësi janë fjalët e disave që më ndihmojnë t’i kuptoj të metat e mia.

U binda që themeli i marrëdhënieve të suksesshme është te butësia, falja e njëri-tjetrit dhe mosinteresimi për të metat e të tjerëve.

Dhe për në fund u binda tërësisht që unë pa fenë dhe moralin tim jam i pavlefshëm kudo që të shkoj!

Sillu mirë me njerëzit, do t’ua robërosh zemrat!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

BËHU NJERI QË LË GJURMË TË MIRË!

Irfan Jahiu

BARAZIMET

Irfan Jahiu

PËR TA KUPTUAR HESHTJEN E TIJ

Irfan Jahiu

RESPEKTI ËSHTË DHURATA MË E BUKUR

Irfan Jahiu

MIRËSIA ÇDOHERË E JEP FRYTIN E SAJ

Irfan Jahiu

TË FILLOJMË ME PËRMIRËSIMIN E VETES

Irfan Jahiu

DOBITË E LUTJES

Irfan Jahiu

KUJDESU PËR VETEN

Irfan Jahiu

PËRMIRËSOJI VEPRAT E TUA

Irfan Jahiu