Sa kafe duhet të pini në ditë?

Teprimi me kafe mund të jetë diçka që nënvlerësohet, por që shpesh çon në një varësi të vërtetë.

Është ky alarmi që ngrihet nga një studim i drejtuar nga Laura Juliano e “American University” i publikuar në “Journal of Caffeine Research”.

“Efektet negative të kafeinës nuk janë shpesh të njohura si të tilla, sepse bëhet fjalë për një ‘drogë’ shoqërisht të pranuar dhe konsumuar në mënyrë rutinore.

Por shumë persona mund ta konsumojnë kafenë pa dëme, por për disa të tjerë krijon varësi fizike, por edhe mendore”, shprehet Juliano.

Sipas saj personat e shëndetshëm në moshë madhore nuk duhet të konsumojnë më shumë se 400 mg kafeinë në ditë, ndërsa femrat shtatzënë jo më shumë se 200 mg, ndërsa personat që vuajnë nga ankthi, pagjumësia dhe problemet tjera duhet ta reduktojnë në mënyrë të ndjeshme pirjen e saj.