RTV Pendimi
Flyer Fahrschule struga
Akademi Kuranit
Auto Lider
Ne prang te ramazanit
Goodlife
Rritet numri i të pastrehëve në Shkup
Lajme

Rritet numri i të pastrehëve në Shkup

Muslim Shop

Shqetësuese është që numri i personave të pastrehë në Shkup është duke u rritur, ndërsa me këtë rriten edhe problemet dhe nevojat për kujdesin, vendosjen dhe integrimin e tyre në shoqëri. Ky është konstatimi i aktivitetit të organizuar në Punktin për të pastrehët në Momin Potok të Shkupit, me të cilin u shënua 10 tetori, Dita Botërore e të Pastrehëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, Suzana Tuneva Paunovska, në deklaratë për mediat theksoi se me këtë dëshirojnë ta informojnë opinionin për problemet e të pastrehëve, ta rrisin vetëdijen e qytetarëve, institucioneve dhe kompanive, për mbështetje të këtij grupi të ndjeshëm.

“Diçka që veçmas është shqetësuese është se numri i këtyre personave po rritet. Nuk e di nëse rritet nga aspekti që kemi numër të rritur të të pastrehëve ose ata janë persona ‘të pastrehë të fshehur’ që nuk janë paraqitur deri më tani. Vetëm deri para dy javëve numri i personave që në bazë ditore kanë vizituar punktin arrinte diku prej 48 deri në 55 persona, ndërsa dy javët e fundit kemi rritje të numrit prej 65”, tha Tuneva.

Ajo informoi se Punkti për të pastrehë në Momin Potok punon dy herë në javë. Sipas Tuneva Paunovska, në territorin e Shkupit, 180 persona janë në bazën e të dhënave të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, që janë shfrytëzues të shërbimeve të këtij punkti.

“Gjatë javës kanë mundësi të kenë kontakt me mjek psikolog, punonjës social, marrin barna, veshmbathje, higjienë për trupin e tyre dhe sigurisht më me rëndësi është se punojmë për integrimin e tyre”, shtoi Tuneva Paunovska.

Shkaqet më të mëdha sipas Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, për shkak të cilave këto persona janë bërë të pastrehë është dështimi i biznesit, marrëdhënie të pazgjidhura familjare, alkoolizmi, problemet psikike, depresionet dhe çrregullime të ndryshme nervore.

Mosha mesatare e personave të pastrehë që vizitojnë punktin është prej 45-50 vjeç.

Ivan Ilioski është i pastrehë nga Shkupi. Në bisedë me mediat ai theksoi se vuan nga astma, ndërsa tashmë 10 vite vjen në punktin për të pastrehë.

Tair Daut, shkupjan 59 vjeçar, theksoi se tashmë 5 vite është i pastrehë. Duke e ndarë rrëfimin e tij jetësor me mediat, sqaroi se ka qenë biznesmen me elektromateriale, por për shkak të bixhozit, ka mbetur i pastrehë.

Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Personave të Pastrehë sot në Punktin Momin Potok për të pastrehë u sigurua ushqim, si dhe ndihmë në këpucë për 70 persona të pastrehë që rregullisht i shfrytëzojnë shërbimet e tyre.

Postimet e ngjajshme

Bombë në veri të Mitrovicës

Armend Emurllahu

Zvicër: 10 milionë franga ndihmë refugjatëve në Bangladesh

Armend Emurllahu

Marinat e Pakistanit dhe Turqisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Armend Emurllahu

Iran, gjendet skelet njeriu i lashtë 5 mijë vite

Armend Emurllahu

Erdoğan: Turqia në epokën ku çdo qytetari i janë garantuar të drejtat dhe liritë

Armend Emurllahu

Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 vjetorin e Pavarësisë

Armend Emurllahu

Deklarata e Pavarësisë vendoset në kryeqytet

Armend Emurllahu

Trump uron Thaçin për 11-vjetorin e Pavarësisë, përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kushtrim Guraj

BE me deklaratë për taksën: Është shkelje e CEFTA-s

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: