RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Samet Tours
Kuzhinë

Receta e Ramazanit: Gogla mishi në salcë domatesh

Ju propozojmë që menynë e iftarit ta pasuroni me gogla të shijshme mishi në salcë domatesh.

Përbërësit e nevojshëm:

▪ 500 g mish të bluar
▪ salcë domatesh
▪ 500 ml domate të kulluara
▪ 1 qepë (grijeni imët)
▪ 1 lugë miell
▪ 4 lugë vaj
▪ 1 filxhan oriz (rreth 50 g)
▪ 1 karotë e madhe e grirë në rende
▪ 1 kungulleshë (e grirë në rende dhe e kriposur që të lëshojë ujë)
▪ kripë, piper mëlmesa
▪ 1 vezë

Përgatitja:

Përgatitja për salcë: në vaj fërgoni qepen dhe shtoni një lugë miell.

Fërgoni rreth një minute dhe shtoni domaten e grirë. Shtoni rreth 300 ml ujë. Qitni kripë dhe prisni që salca të vlojë. Ndërkohë, përgatitni goglat e mishit.

Në enë qitni të gjithë përbërësit (kungulleshën më parë kullojeni) dhe përzieni mirë.

Në salcën e zier shtoni një nga një goglat e mishit të madhësisë së arrave.

Kur salca sërish të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe zieni në zjarr mesatar rreth pesëdhjetë minuta.

Shërbimi: si shtojcë më së miri përshtatet pureja nga patatja, transmeton Telegrafi.

Related posts

Misri i shijshëm i fërguar në mënyrë të re! (Video)

Kushtrim Guraj

Reçeli pa sheqer dhe pa zierje

Kushtrim Guraj

Si ta bëni “të freskët” bukën bajat

Kushtrim Guraj

Ushqim i vjetër fshati në vend të bukës

Kushtrim Guraj

Simite më të shijshme turke të mbushura me djathë!

Kushtrim Guraj

Qofte fantastike. Gatimi i tyre është i shpejtë dhe i lehtë, kurse shija e shkëlqyeshme (Video)

Kushtrim Guraj

Biskota të shëndetshme tërshëre me banane dhe kokos

Kushtrim Guraj

Çorba nga hithrat e reja

Kushtrim Guraj

Orizi i bardhë me shafran, ullinj dhe domate qershi

Kushtrim Guraj