Qyteti turk Iğdır një nga vendet më të rëndësishme për shkencën e zogjve

Qyteti turk Iğdır një nga vendet më të rëndësishme për shkencën e zogjve

Qyteti Iğdır që ndodhet më në lindje të Turqisë dhe mbi rrugën e shtegëtimit të zogjve, përfshihet në një atmosferë të hareshme me zogjtë shtegtarë që kanë ardhur në rajon në stinën e pranverës, shkruan Anadolu Agency (AA).

Për shkak të vendndodhjes gjeografike dhe kushteve klimatike, Iğdır i cili ndryshe përshkruhet edhe si “Lindja e Rrafshnaltës” tërheq vëmendjen në aspektin e shumëllojshmërisë së gjallesave të egra.

Ky qytet ku ndodhen 325 nga 486 specie të zogjve të njohur që jetojnë në Turqi, është ndër qendrat më të rëndësishme në fushën e shkencës së zogjve (ornitologjisë) si atë të Turqisë ashtu edhe në atë të botës.

Në ‘Parajsën e Zogjve Aras‘ në rajonin Tuzluca dhe në parkun kombëtar ‘Ağrı Dağı‘ që ndodhet buzë malit Ağrı jetojnë shumë specie të cilat janë të rralla.

I vendosur në listën e fushave të jetesës së shpendëve edhe në hulumtimet e zhvilluara në pika të ndryshme, Iğdır, nga kjo pikëpamje mirëpret shkencëtarë të zogjve (ornitologë) dhe fotografë për zogjtë.

Doç. Dr. Çağan Şekercioğlu, lektor në Universitetin Koç dhe UTAH, i cili ka zhvilluar punime në fushën e shkencave të zogjve në rajon, në një deklaratë për AA tha se qyteti Iğdır është një nga vendet më të rëndësishme të Turqisë dhe botës për shkencën e zogjve.

“Deri më tani në Iğdır kemi identifikuar rreth 330 lloje të zogjve. Kjo është më shumë se dy të tretat e llojeve të zogjve në Turqi. Shumica e këtyre llojeve të zogjve u gjetën në ‘Parajsën e Zogjve Aras‘”, tha Şekercioğlu.

Ai tha se pavarësisht sipërfaqes së vogël në Iğdır ndodhen shumë lloje të zogjve.

“Pavarësisht se nuk ka det dhe mbulon rreth 2 për qind të sipërfaqes së Turqisë në Iğdır jetojnë në rreth 70 për qind të specieve të zogjve dhe në këtë drejtim kjo tregon se sa i pasur dhe i rëndësishëm është qyteti Iğdır nga pikëpamja e zogjve. Roli më i rëndësishëm në këtë është ‘Parajsa e Zogjve Aras‘. Përveç kësaj llojet e zogjve që jetojnë në lartësira të ndryshme të malit Ağrı, e bëjnë qytetin Iğdır që të jetë një nga qytetet më të rëndësishëm të Turqisë që ofron kontribut në këtë aspekt”, tha Şekercioğlu.

– Zogjtë shtegtojnë përmes Iğdırit

Zëvendës drejtoresha e Qendrës Kërkimore dhe Praktikës për zogjtë në Universitetin Iğdır, Ayşegül Çoban tha se “Në dritën e studimeve shkencore dhe ornitologjike është zbuluar një destinacion shtegtimi që zogjtë përdorin rregullisht si rrugë për të migruar mbi Iğdır. Ky ishte një informacion shkencor që ka kontribuar në punimet ornitologjike të destinacioneve të shtegtimit në të gjithë botën”.

“Është zbuluar që zogjtë shtegtojnë përmes Iğdırit. Kjo tregon se sa i rëndësishëm është Iğdıri në aspektin e studimeve shkencore dhe ornitologjike në të gjithë botën. Kjo na tregon se sa përdoret Iğdıri si një vend ku zogjtë ushqehen dhe çlodhen derisa shtegtojnë”, tha Çoban duke shtuar se në kuadër të 13 punimeve shkencore në rajon janë arritur të dhëna të rëndësishme.