RTV Pendimi
Meso Kuranin
Kompania Ziel Bau
Tribuna per Jetimat
Auto Lider
Qindra mijëra muslimanë në lutjen e mëngjesit në Mesxhidul-Haram
Lajme

Qindra mijëra muslimanë në lutjen e mëngjesit në Mesxhidul-Haram

MEKA (AA) – Muslimanë të shumtë nga e mbarë bota po mbërrijnë në Mekë, ku në ditët e ardhshme do të kryejnë Haxhin, njërin nga pesë kushtet e Islamit. Haxhinjtë e ardhshëm të cilët kanë ardhur në vendet e shenjta, kohën e kalojnë në adhurim, më saktësisht në faljen e namazit, leximin e Kur’anit dhe lutje.

Nga këtu, besimtarët në një numër të madh, mëngjesin e sotëm kryen e namazin e sabahut në Mesxhidul-Haram, i njohur si Xhamia e Shenjtë ose Xhamia e Madhe, e cila rrethon vendin më të shenjtë për muslimanët, Qaben.

Fotoreporteri i Anadolu Agency (AA), ka regjistruar me kamerën e tij qindra mijëra muslimane gjatë lutjes së mëngjesit në qendrën e botës muslimane, duke marrë parasysh se muslimanët nga e mbarë bota përdorin Kiblën si pikë orientimi gjatë namazeve pesë herë në ditë.

Mbi dy milionë besimtarë, në ditët në vijim do të kryejnë ritualet e Haxhit, përfshirë veshjen e ihramit, qëndrimin në Arafat si dhe tavafin (rrotullimi rreth Qabes). Haxhinjtë do të qëndrojë edhe në Mina dhe Muzdelife, ku do të bëjnë gurëzimin simbolik të djallit.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit të cilën duhet kryer një herë në jetë nga burrat dhe gratë të cilët kanë një mundësi financiare.

Dita e Arafatit është të hënën më 20 gusht.

Dita e nëntë e muajit të fundit të kalendarit hixhri, është e njohur si Jevmu’l-arefe (Dita e Arafatit). Arafat është një kodër pesëmbëdhjetë kilometra larg nga Meka, ndërsa qëndrimi në kodrën në fjalë është obligim i çdo haxhiu pasi është pjesë përbërëse e tërë ritualit të Haxhit, për çka të gjithë haxhinjtë në ditën e 9-të të muajit dhull-hidxhe, një ditë para Kurban Bajramit, mblidhen në këtë vend.

Kurbani Bajrami, gjatë të cilit duhet therë kurban mishi i të cilit duhet ndarë me të varfrit, miqtë dhe fqinjët, zgjat katër ditë, ndërsa këtë vit fillon më 21 gusht.

Postimet e ngjajshme

“Kequshqyerja ka prekur mbi 150 milionë fëmijë”

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

Kushtrim Guraj

Suedi, refugjatja 107 vjeçare ballafaqohet me rrezikun e deportimit

Kushtrim Guraj

Forcat turke dhe amerikane përgatiten për patrullime të përbashkëta në Munbixh

Kushtrim Guraj

Zyrtari amerikan për anti-terrorizëm viziton Kosovën

Kushtrim Guraj

Ish-lideri tunizian falënderon Turqinë për pritjen e sirianëve

Kushtrim Guraj

Diaspora kundër presidentit Thaçi për kufijtë

Kushtrim Guraj

Hamas vazhdon demonstratat deri në heqjen e bllokadës ndaj Gazës

Kushtrim Guraj

Indi, rriten rastet e gripit të derrit

Kushtrim Guraj