RTV Pendimi
Auto Lider
Royal
Goodlife
Reklama e Fatmirit
Samet taurs
Kuzhinë

Qebapë ose qoftere vegane

Muslim Shop

Një recetë e shëndetshme që të frymëzon ta gatuash herë pas here, duke të sjellë shije gatimi shtëpie. 

Përbërësit:

– 100 g miell të trashë tërshëre apo elbi,
– 30 g fara luledielli,
– 20 g fara të bluara liri,
– gjysmë luge të vogël kripë,
– gjysmë luge të vogël spec të kuq të bluar,
– gjysmë luge të vogël shafran,
– gjysmë luge të vogël qepë pluhur (patjetër),
– piper,
– kumin (patjetër),
– fara të bluara koriandre,
– majdanoz,
– 180 ml ujë të nxehtë.

Përgatitja:

Imtësojeni miellin e trashë në blender. Mund të përdorni vetëm tërshërë ose t’i kombinoni.

Bën t’i bluani menjëherë edhe kumin edhe farat e koriandrës, ndonjëherë edhe pak fara luledielli.

Shtoni përbërësit e tjerë të thatë dhe përzieni. Shtoni rreth 180 ml ujë të nxehtë dhe përzieni.

Prisni që përbërja të ftohet pak. Nëse bëhet tepër e butë për t’u dhënë formën qebapëve, shtoni edhe pak fara liri ose pak miell.

Formoni qoftere ose qebapë dhe rrotulloni pak në miell.

Piqni në vaj ulliri apo në furrë (do të jenë paksa më të thatë).

Në përbërje mund të shtoni edhe susam dhe erëza të tjera, sipas dëshirës.

Mund të përdorni qepë të reja në vend të qepëve pluhur, mirëpo kështu është më mirë sepse përbërjen e gatshme mund ta ruani në kavanoz dhe kur të dëshironi mund t’i gatuani qofteret vetëm duke shtuar ujë të nxehtë, transmeton RTV Pendimi.

Postimet e ngjajshme

Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës së gjyshes

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash

Qëndrim Ibrahimi

Bukë misri e lirë dhe e shpejtë: provoni bukën e misrit me kokrra të plota misri (Video)

Qëndrim Ibrahimi

Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

Qëndrim Ibrahimi

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Qëndrim Ibrahimi

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Qëndrim Ibrahimi

Drekë për 30 minuta: Qoftere të shijshme sipas gjysheve tona

Qëndrim Ibrahimi

Receta për ‘muffin’ pa gluten dhe pa alergjenë

Qëndrim Ibrahimi