RTV Pendimi
Flyer Fahrschule struga
Auto Lider
Goodlife
Kompania Ziel Bau
Akademi Kuranit
Hoxhallaret

Prof. Dr. Musa Musai

është i lindur në vitin 1970 dhe vin nga fsh. Gradec i Gostivarit. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Medresenë “Isa Beu”- Shkup. Studimet sipërore i përfundon në vitin 1996 në Stamboll të Turqisë në Fakultetin Teologjik (Ilahijjat). Në vitet 1996-1998 vijon studimet e magjistraturës në Universitetin Marmara në Stamboll, me çrast megjistron në lëminë e Psikologjisë së Religjionit në temën:” Perceptimet e Identitetit-fetar dhe kombëtar te Shqiptarët e Maqedonisë dhe të Turqisë”. Ka doktoruar në vitin 2004 po në lëmin e Psikologjisë së religjionit në të njëjtin universitet në temën: “Integrimi i Identitetit-Fesë te Muslimanët e Ballkanit”.
— Ka qenë anëtarë i kolegiumit editorial të Përmbledhje Punimesh pranë Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.
– Prej vitit 2006-2011 ka ligjëruar në Universitetin Ndërkombëtarë në Novi Pazar.
– Që nga viti 2006 drejtor i Fondacionit të Shkencës dhe Kulturës “Dituria”, Gostivar.
– Prej nga viti 2009 ligjërues i rregullt në studime deri-diplomike dhe post-diplomike, pranë Fakultetit filozofik në Universitetin Shtetëror të Tetovës, drejtimi Psikologji,
– Ligjërues në Fakultetin e Psikologjisë pranë Universitetit FAMA në Prishtinë dhe Prizren.
Dr. Musa Musai është autor i disa librave, edhe atë:
– Psikologjia e Identitetit Fetar, 2004 Gostivar.
– Perceptimet e Identitetit Fetar dhe Kombetare te Shqiptareve ne Maqedoni dhe Turqi, Logos-A, 2005 Shkup.
– Integrimi i Identitetit-Fesë te Muslimanët e Ballkanit.
– Ka përkthyer libra të njohur në mes të cilëve: “Dija dhe Shkenca në Qytetërimin Islam”, “Tre Muhammeda, dy imagjinarë e një i vërtetë”, “Freudi dhe Feja”, “Psikologjia e Ibadetit”, “Islami Përmes Haditheve”, Thirrja veprim profetik, “Me leje se kam provim” etj.
Ka marrë pjesë në seminare dhe konferenca të ndryshme në vend dhe jashtë vendit.

 

Postimet e ngjajshme

Hoxhë Osman Abazi

Hevzi Hasani

Halil Kastrati

Hevzi Hasani

Elvis Naçi

Kushtrim Guraj

PËRKUJTIM PËR MUHIDIN AHMETIN

Hevzi Hasani

Muderris Rexhep Ismaili, me rastin e 145 vjetorit të lindjës dhe 60 vjetorit të vdekjës

Kushtrim Guraj

Sali Ibraimi

Kushtrim Guraj

Nicolas Blancho

Kushtrim Guraj

Hoxhë Enes Goga

Kushtrim Guraj

Hasan Nahi (1905 – 1991 )

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: