RTV Pendimi
Auto Lider
Meso Kuranin
Kompania Ziel Bau
Tribuna per Jetimat
Lajme

Procedura e tenderimit i lë spitalet pa barna

Institucionet publike shëndetësore, furnizimin me barna esenciale aktualisht e kanë rreth 60 për qind.

Materiali shpenzues arrin deri në 50 për qind në të gjitha institucionet publike të kujdesit dytësor dhe tretësorë.

Më keq mbetet furnizimi me citostatikë, barna këto që shërbejnë për trajtimin e të sëmurëve me kancer, e që problem me këto barna mbeten kontraktorët që furnizojnë Ministrinë e Shëndetësisë, kontratat e të cilëve kanë qenë me çmime më të larta se ato reale në treg.

Drejtori i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, i tha Radios Evropa e Lirë se arsyeja e mungesës së disa barnave në institucione publike shëndetësore ka të bëjë me kontratat e operatorëve, që i ka refuzuar Ministria e Shëndetësisë për shkak të çmimeve të larta.

“Ministria nuk ka pranuar të nënshkruaj kontrata të tilla, dhe organi shqyrtues i prokurimit publik i ka dhënë të drejtë Ministrisë së Shëndetësisë. Në ditët në vijim do të shpallen procedurat e furnizimit me çka synohet të përmirësohet linja e furnizimit me citostatikë”.

“Në tre mujorin e dytë të këtij viti ka pasur një rritje të furnizimit me barna, por ka zvogëlim të citostatikëve për shkak të këtyre. Ndryshe, këto tre vitet e fundit furnizimi me citostatikë ka qenë i qëndrueshëm”, tha Hoti.

Ndryshe në Kosovë gjatë vitit 2017, janë evidentuar mbi 1500 raste të reja me kancer. Këto të dhëna i kanë zyrtarët nga Instituti Onkologjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, sipas të cilëve ndonëse në mungesë të sistemit të referimit, mungojnë edhe statistikat e sakta.

Ndërkaq, pediatri Muharrem Avdiu, i tha Radios Evropa e Lirë se furnizimi me barna në klinikën ku ai punon është relativisht i mirë, duke potencuar faktin se pacientët blejnë vetë barna, por kryesisht të lira.

Të gjitha barnat që kanë çmime të larta, Ministria e Shëndetësisë siç thotë zoti Avdiu, po i siguron për trajtimin e fëmijëve.

“Në bazë të informacioneve që i kemi nga mjekët nga të gjitha repartet e Klinikës Pediatrike, lista me barna është e përmbushur deri diku. Ky është konstatimi i përgjithshëm. Pacientët nuk po shpenzojnë shumë në çështjen e barnave. Ministria e Shëndetësisë është koncentruar në blerjen e barnave të shtrenjta, por duhet cekur se ka mungesa të materialit shpenzues, por edhe atyre më të lira”.

“Në repartin e gastroenterologjisë akute, ku edhe jam duke punuar në pjesën më të madhe të rasteve, barnat i kemi, por në klinikën tonë janë 13 reparte. Barnat që nuk janë të shtrenjta e pacientët duhet t’i blejnë, ne nuk e përmendim të them të drejtën”, thotë Avdiu

Shemsi Vesli, anëtar i Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovë, tha se brenda QKUK-së, ende vazhdon të ketë mungesa të barnave në klinika ku trajtohen pacientët.

Ai ka potencuar edhe faktin se problematike mbetet çështja e procedurave të tenderimit për furnizim me barna e që i le spitalet pa furnizim të duhur.

“Neve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës na mungojnë tash për tash disa artikuj që janë esenciale. Por, kontratat janë nënshkruar dhe mendoj se do të normalizohet gjendja brenda dy javësh. Por, faji nuk është i joni për shkak se furnizimin e bën Ministria e Shëndetësisë. Ne, ka raste kur kemi mungesë edhe të shiringave e gazave, gjërat më esenciale, e që ato po duhet t’i blejnë pacientët’’, tha Veseli.

Sidoqoftë, prej buxhetit të përgjithshëm për shëndetësi, rreth 21 milionë euro në vitndahen për buxhetin e nevojshëm për barna dhe material shpenzues në Kosovë.

Por, zyrtarë shëndetësorë thonë se ky buxhet është i pamjaftueshëm për të përmbushur listën esenciale dhe nevojat e pacientëve.

Lista esenciale me barna, asnjëherë nuk ka arritur të përmbushet në tërësi që nga paslufta e fundit në Kosovë.

Postimet e ngjajshme

“Kequshqyerja ka prekur mbi 150 milionë fëmijë”

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite

Kushtrim Guraj

Suedi, refugjatja 107 vjeçare ballafaqohet me rrezikun e deportimit

Kushtrim Guraj

Forcat turke dhe amerikane përgatiten për patrullime të përbashkëta në Munbixh

Kushtrim Guraj

Zyrtari amerikan për anti-terrorizëm viziton Kosovën

Kushtrim Guraj

Ish-lideri tunizian falënderon Turqinë për pritjen e sirianëve

Kushtrim Guraj

Diaspora kundër presidentit Thaçi për kufijtë

Kushtrim Guraj

Hamas vazhdon demonstratat deri në heqjen e bllokadës ndaj Gazës

Kushtrim Guraj

Indi, rriten rastet e gripit të derrit

Kushtrim Guraj