RTV Pendimi
Automatisch gespeicherter Entwurf
Lajme

Pretendohet se Arabia Saudite ka blerë sistem të mbrojtjes ajrore nga Izraeli

KUDS (AA) – Arabia Saudite pretendohet se ka arritur një marrëveshje me Tel Avivin për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore izraelite të quajtur “Kubeja e hekurt”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Faqja e internetit të lajmeve në gjuhën arabe me qendër në Londër, “Al-Khaleej Online” ka pretenduar se qeveria e Rijadit ka arritur një marrëveshje me Izraelin për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore “Kubeja e hekurt”, me qëllim që të pengojë raketat e lëshuara nga rebelët Huthi në Jemen drejt Arabisë Saudite.

Në lajmin e bazuar në një burim të lartë diplomatik emri i të cilit është i paidentifikuar, pretendohet se Izraeli nuk ishte i gatshëm të shiste sistemin e mbrojtjes ajrore ndonjë vendi arab, por se marrëveshja midis Rijadit dhe Tel Avivit është arritur pas ndërmjetësimit të SHBA-ve.

Theksohet se në marrëveshje Tel Avivit i është dhënë “garanci se sistemi i mbrojtjes ajrore nuk do të përbëjë rrezik sigurie për Izraelin dhe kundër ndonjë rajoni”.

Në lajm nuk janë dhënë informacione në lidhje me koston e dakorduar dhe se sa bateri të sistemit të mbrojtjes ajrore do të marrë Arabia Saudite, por është theksuar gjithashtu se sistemi i mbrojtjes ajrore do të dorëzohet në muajin dhjetor dhe se bateritë e “Kubesë së hekurt” qeveria e Rijadit do t’i vendosë pranë kufirit të Arabisë Saudite me Jemenin.

– Izraeli ka mohuar lajmet për sistemin e mbrojtjes ajrore

Burimet izraelite të sigurisë të cilët kanë folur për gazetën “Haaretz” dhe emrat e të cilëve nuk janë deklaruar mohuan lajmin se sistemi i mbrojtjes ajrore “Kubeja e hekurt” i është shitur Arabisë Saudite.

Ndërkohë, nga qeveria e Rijadit ende nuk është bërë ndonjë deklaratë në lidhje me pretendimin e bërë.

Që nga 26 marsi 2015 kur forcat e koalicionit nën udhëheqjen e Arabisë Saudite nisën operacionin ushtarak në mbështetje të qeverisë legjitime në Jemen, rebelët Huthi shpeshherë kryejnë sulme me raketa në zona të ndryshme të Arabisë Saudite.

Postimet e ngjajshme

UIAZD themelon Degën për Baden Württemberg (UIAZD-BW)

Kushtrim Guraj

Rritet në 50 numri i viktimave të sulmit terrorist në Zelandë të Re

Qëndrim Ibrahimi

Indonezi, 70 të vdekur nga përmbytjet

Kushtrim Guraj

Partitë opozitare protestë në Tiranë, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Asnjëherë nuk do të bëjmë lëshime për pavarësinë, ardhmërinë dhe lirinë tonë

Kushtrim Guraj

Në BE jetojmë mbi 22 milionë shtetas të huaj

Kushtrim Guraj

Rusia do t’u kundërpërgjigjet sanksioneve

Kushtrim Guraj

Prizren, mbahet konferenca “Turqishtja dhe situata ligjore e turqve të Ballkanit”

Kushtrim Guraj

Pas sulmit, Turqia do të dërgoj një delegacion në Zelandë të Re

Kushtrim Guraj