RTV Pendimi
Goodlife
Flyer Fahrschule struga
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Familja & jeta bashkëshortore

PREJ CILËSIVE SË GRUAS SË NDERSHME

Gruaja e ndershme është prej dhuntive të Allahut ndaj njeriut.

Na ka sqaruar i dërguari yne Muhamedi alejhi selam se në cfarë baza duhet zgjedhur gruan. Na ka bërë me dije se ajo martohet për: pasuri, bukuri, prejardhje dhe fe.

Në fund na ka sqaruar se ai që marton një femër për fenë e saj ka fituar, Muhamedi alejhi selam ka thënë:” Kjo botë është kënaqësi dhe kënaqesia më e madhë e kësaj bote është gruaja e ndershme”.

A ke menduar ndonjeherë pse gruaja e ndershme është më e bukura e kësaj bote edhe nëse nuk është e hijshme dhe me farefis të njohur?

Përgjigjen e ke këtu: sepse gruaja e ndershme i frikësohet Allahut gjateë sjelljeve me ty, e nëse e hidhëron ia kujton fjalen e Allahut ku thotë:… “të cilët mposhtin hidheërimin dhe i falin njerëzit…”. Ali Imran 134. Të falë dhe është e kënaqur me ty për hirë të Allahut.

E nëse i hyn në hak, ajo bën durim duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, e nese e thërret për në shtrat nuk të refuzon, sepse frikësohet nga hadithi i Muhamedit alejhi selam, frikësohet që të vdes duke qenë burri i saj i hidheruar në atë, kështuqe shtrin dorën për të kënaqur burrin e saj.

Kur ti del dhe udhëton : e ruan nderin, pasurinë , fëmijet dhe kufijtë e Allahut.

Ajo zbukurohet dhe kujdeset për elegancën e saj vetëm për ty , po ashtu përgatitë atë që ti dëshiron nga ushqimet dhe pijet vetëm e vetëm për të arritur kënaqesinë e Allahut.

Ajo bën kujdes në shfrytëzimin e pasurisë duke u frikësuar se mos po e shkapërderdhë dhe nëpërkembe atë, dhe cdo here kujton se ajo që është tek Allahu është më e mirë.

Ajo të ndihmon në fenë tënde, të kujton nëse harron, dhe të nxitë nëse priton, të kapë drejt sukseseve me ambicje të larta ashtu që së bashku ta fitoni Xhenetin. 

Që të jeni meritorë për gruan e tillë meditoni rreth ajetit: “…ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit, edhe të ndershmit janë për të ndershmet…” Nur 26. 

O Allahu ynë! Na dhuro bashkëshorte të ndershme. Amin.

Pershtati: Valdet Kamberi

 

 

 

Postimet e ngjajshme

PËR TA KUPTUAR HESHTJEN E TIJ

Irfan Jahiu

SHKAQET E ZBRITJES SË BEREQETIT

Irfan Jahiu

ZBUKURIMI I LEJUAR DHE AI I NDALUAR

Irfan Jahiu

Problemet bashkshortore – Një rast i një çifti që më mërziti…

Kushtrim Guraj

Çka lejohet të shihet nga femra muslimane para martesës? A lejohet ta heqë shaminë që t’ia tregojë flokët atij që e kërkon dorën e saj?

Kushtrim Guraj

GRUAJA IME, TI JE DHURATA MË E BUKUR E ALLAHUT PËR MUA!!

Kushtrim Guraj

KUR NJË GRUA NDJEHET MREKULLUESHËM!!!

Kushtrim Guraj

PSE ALLAHU NUK DONË QË GRUAJA TË PIKËLLOHET!!

Kushtrim Guraj

BËJI KËTO RREGULLA LIGJ NË SHTËPI!!

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: