RTV Pendimi
Lajme

“Pozicionimi i Evropës kundër sanksioneve ka shtyrë në vetmi SHBA-të”

ANKARA (AA) – Ministri i Jashtë iranian, Muhammed Xhevad Zarif, është shprehur se vendet evropiane që mbrojnë marrëveshjen bërthamore, duke biseduar një e nga një me vendet që marrin naftë nga Irani “u kanë sugjeruar atyre që të vazhdojnë të importojnë pa marrë parasysh sanksionet amerikane”, transmeton Andolu Agency (AA).

Në një intervistë në një prej gazetave kryesore “Gazeta e Iranit”, Zarif, ka theksuar se vendet evropiane (Gjermania, Franca, Britania) palë në anën e marrëveshjes pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-ve nuk janë në pikën që presin për mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore, por se janë në rrugë të drejtë.

Duke shpjeguar se Evropa pavarësisht sanksioneve të SHBA-ve vazhdon përpjekjet edhe për lehtësimin e procedurave të Bankës Qendrore të Iranit me bankat evropiane, Zarif tha se “Pozicionimi i Evropës kundër sanksioneve ka shtyrë në vetmi SHBA-të”.

Ministri Zarif ka shtuar se Omani dhe Zvicra kanë propozuar që të kryejnë ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-ve, por se aktualisht nuk bëhet fjalë për bisedime me SHBA-në.

Postimet e ngjajshme

Orteku bllokon 4 persona në Alpet Zvicerane

Qëndrim Ibrahimi

Maqedonia e Veriut ka regjistruar shtim negativ të popullsisë

Qëndrim Ibrahimi

Në Suharekë mblidhen mbi 11 mijë nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

Qëndrim Ibrahimi

Në Prishtinë me vrapim falënderohet NATO

Armend Emurllahu

Myslimanët detyrohen të hanë mish derri në një “kamp” të Kinës (FOTO)

Armend Emurllahu

Ministri gjerman viziton xhaminë në emër të solidarizimit me muslimanët

Armend Emurllahu

Erdoğan mbështet fushatën “Hello Brother”

Kushtrim Guraj

Policia e Kosovës shqipton mbi 1 mijë tiketa trafiku brenda 24 orëve

Kushtrim Guraj

20 vjet nga fillimi i sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe

Kushtrim Guraj