RTV Pendimi
Flyer Fahrschule struga
Auto Lider
Kompania Ziel Bau
Akademi Kuranit
Goodlife
Probleme shpirtërore & shoqërore

POROSI TË RËNDËSISHME PËR ÇDO DYZETVJEÇAR

Na fal për pyetjen, a je ti në të dyzetat? Apo je afër apo i ke kaluar të dyzetat për pak?

Mosha dyzetvjeçare është mosha e vetme të cilën e veçoi Kurani me një lutje të dalluar: “…kur arrin në moshën e burrërisë e i mbush dyzet vjet, ai thotë: “O Zoti im! Më frymëzo që të të falënderoj për begatitë që Ti më ke dhënë mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira, me të cilat Ti do të jesh i kënaqur! Më dhuro pasardhës të mirë! Te Ti kthehem i penduar dhe Ty të dorëzohem!” (El-Ahkaf: 15)

Kjo lutje përmban falënderim për atë që kaloi dhe lutje për atë që vjen dhe paraqitjen e dashurisë së kësaj feje.

Dijetarët e kanë vërtetuar rëndësinë kësaj duaje, e veçanërisht për atë që i ka arritur të dyzetat, dhe se është sebep për pranimin e veprave. Allahu pas këtij ajeti tha: “Këta janë ata njerëz, të cilëve do t’ua pranojmë veprat e tyre më të mira e nuk do t’ua vëmë re veprat e tyre të këqija…” (El-Ahkaf: 16)

Dyzetvjeçari e ndien se e ka arritur majën e malit, shikon prej lart poshtë, aty e sheh fëmijërinë e tij dhe rininë e tij dhe e gjen se ëmbëlsia e asaj periudhe ende është prezente në brendësinë e tij, dhe shikon pak më lart, e gjen atë që i ka mbetur nga periudhat e jetës së tij dhe e kupton se sa afër saj që është ai. Është moshë ku njeriu ka mundësi t’i kuptojë të gjitha periudhat e jetës,  t’i përjetojë dhe të flasë me ndjenjat e tij.

Në moshën dyzetvjeçare fillojnë të paraqiten thinjat, nëse më herët vetëm se nuk kanë filluar, fillon të dobësohet shikimi, në moshën dyzetvjeçare e dëgjon për herë të parë në vende publike se na thërrasin me fjalët “urdhëroni prindi im” apo “urdhëroni axha im” apo “urdhëro halla ime”, dhe nga këto thirrje fytyrat tona mbesin të habitura.

Në moshën dyzetvjeçare, na drejtohen ata që janë në të gjashtëdhjetat, dhe na thonë: “Urime ende jeni në periudhën e rinisë,” dhe kjo na bën të çuditemi edhe më tepër.

Në të dyzetat fillon kriza e mesit të jetës. Fillon pyetja e ashpër me paraqitjen para njerëzve: “Çfarë suksesi ke arritur në punën tënde? Çfarë ke bërë për familjen tënde? Çfarë ke arritur në jetën tënde? Çfarë ke arritur në marrëdhëniet e tua me Zotin tënd?”

O biri i Ademit, nëse nuk je kthyer kah Zoti yt dhe e ke arritur këtë moshë, kur do të kthehesh?! Kjo është pyetje që i dridh zemrat dhe e preokupon mendjen e njeriut. Problemi qëndron në faktin se ditët kaluan më shpejt sesa menduam. Gjatë fëmijërisë i shikonim ata që ishin në të dyzetat dhe mendonim se ata janë ngopur nga dynjaja e tyre, kurse sot e shohim se nuk mundëm të realizojmë shumë prej asaj që e planifikuam për ne dhe se vitet ecin dhe nuk na japin shumë mundësi.

Në të dyzetat e kuptojmë vlerën e vërtetë të gjërave të mrekullueshme të cilat na rrethojnë. I shikojmë prindërit tanë, nëse janë të gjallë, apo ndonjërin nga ata nëse është gjallë, dhe e ndiejmë se ata janë thesare, dhe se mbi ne bie detyrimi i respektimit dhe sjelljes së mirë. Po ashtu, i shikojmë fëmijët tanë, i shohim se janë rritur sikurse të jenë vëllezërit tanë dhe e presin shoqërimin tonë. Po ashtu i shikojmë shokët dhe ndiejmë kënaqësi të thellë me prezencën e tyre rreth nesh dhe po ashtu i shohim gabimet dhe mangësitë tona, e shohim se nuk na takon neve në këtë moshë dyzetvjeçare t’i bëjmë ato dhe se ne duhet të jemi më të matur dhe më të urtë.

Në të dyzetat fillon korrja. Fillojmë të ndiejmë realisht se ne ishim sikurse ai që vrapon dhe vrapon dhe tash fillon të ngadalësohet nga vrapimi i tij, të kthehet kah tabela e rezultateve dhe t’i lexojë rezultatet e para dhe se ato përfundimtare ende nuk janë të llogaritura, vetëm se ndryshimi pas të dyzetave nuk është më i lehtë sikurse ishte më herët.

Përshëndetje për çdonjërin që i ka tejkaluar të dyzetat apo është afër, lexojeni me vëmendje, e në veçanti ajetin, që të vërtetoheni se pas kësaj moshe për ne nuk ka tjetër, përveçse të kthehemi kah Allahu dhe të përgatitemi për takimin me Të dhe ta falënderojmë për atë që na dhuroi nga begatitë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

 

 

Postimet e ngjajshme

KOHË TË ÇUDITSHME

Irfan Jahiu

DYNJANË E KUPTON KUR E HEDH DHEUN MBI ATË QË E DO

Irfan Jahiu

A KE DIKË TJETËR POS ALLAHUT?!

Irfan Jahiu

DHURATAT QË NUK BLIHEN DHE QË NUK SHITEN

Irfan Jahiu

DHJETË LLOJET E LOTËVE

Irfan Jahiu

A E DI KUR VDES ZEMRA JOTE?!

Irfan Jahiu

KJO ËSHTË JETA

Irfan Jahiu

TRI LLOJET E SIGURIMIT JETËSOR

Irfan Jahiu

KUSH JANË TË LUMTURIT?!

Irfan Jahiu
%d bloggers like this: