RTV Pendimi
Goodlife
Flyer Fahrschule struga
Auto Lider
Akademi Kuranit
Ne prang te ramazanit
Të ndryshme

Po na vjen ngadalë musafiri më i dashur, muaji ramazan 2018 (1439 H.)

Muslim Shop

Ramazani është një muaj i bekuar musliman. Çdo vit, muslimanët në mbarë botën agjërojnë gjatë ditës.

Por cila është rëndësia e tij?

Ramazani është muaji i 9-të i kalendarit hënor musliman. Muslimanët e rritur e të shëndetshëm e agjërojnë këtë muaj nga agimi (syfyri) deri në mbrëmje (iftar). Agjërimi nënkupton mos konsumimin e ushqimeve, lëngjeve, mos-praktikimin e akteve imorale dhe shmangien e zemërimit.

Gjithashtu, inkurajohen veprat e mira, lutjet dhe leximi i Kuranit.

Muslimanët besojnë se Kurani është shpallur (ka filluar shpallja e tij) gjatë ramazanit.

Kulturat e ndryshme kanë edhe tradita të ndryshme gjatë ramazanit, kur është fjala për llojet e ndryshme të ushqimeve që përgatisin dhe i konsumojnë pas iftarit me familjen e gjerë, me miqtë, kolegët etj. …

Gjatë muajit të bekuar, besimtarët muslimanë ngritën në syfyr, herët në mëngjes për të ngrënë para agimit, kurse agjërimin e ndërpresin duke ngrënë në perëndim të diellit. Kjo shujtë e ushqimit quhet iftar.

Është bërë e zakonshme që xhamitë dhe institucionet fetare të organizojnë iftare të mëdha, veçanërisht për të varfrit. Namazi i natës (teravia) falet në xhami pas iftarit.

Dita e parë e Ramazanit – fillimi i agjërimit – është ditën e mërkurë, më16 maj 2018.

Muaji ramazan është muaj i agjërimit të detyrueshëm për të gjithë muslimanët e rritur, të shëndetshëm, të cilët nuk janë në udhëtim.

Agjërimi është urdhëruar në vitin e dytë hixhrij (624.). Çdo musliman i rritur, i shëndetshëm, i lirë, është i detyruar të agjërojë gjatë gjithë muajit nga agimi deri në perëndim të diellit. Ky është themeli i tretë i Islamit.

Muaji ramazan është muaji i 9-të i kalendarit islamik, i cili nganjëherë ka 29 dhe nganjëherë 30 ditë. Muslimanët agjërojnë në të gjitha stinët e vitit në bazë të kalendarit hënor.

Viti i kalendarit musliman është më i shkurtër për 10 (dhjetë) nga viti i diellit, kështu që ramazani lëviz çdo vit për 10 ditë.

Kush agjëron rregullisht 36 vjeç, ai e ka agjëruar ramazanin në të gjitha stinët e vitit dhe në të gjithë muajt dhe ditët.

Musafiri më i dashur po na vjen ngadalë, a jemi të gatshëm ta mirëpresim?

http://www.novihorizonti.ba//; Përshtati: Miftar Ajdini

Postimet e ngjajshme

POROSI VËLLAZËRORE

Kushtrim Guraj

KUR TIMONI PËRCAKTON JETËN E TJETRIT

Kushtrim Guraj

Pyetje të vështira drejtuar Ebu Hanifes

Hevzi Hasani

Është gabim fatal të mësohen njerëzit të mbahen vetëm me ndihma dhe zekat

Kushtrim Guraj

PËR SE U BURGOS UJKU

Kushtrim Guraj

Dashuri e sinqertë!

Kushtrim Guraj

Kontribo edhe ti për Xhaminë “Horizont” në Wels të Austrisë

Hevzi Hasani

Kështu është rrizku yt !

Kushtrim Guraj

PËR NJË PATRIOTIZËM TË VËRTETË

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: