RTV Pendimi
Goodlife
Flyer Fahrschule struga
Akademi Kuranit
Auto Lider
Ne prang te ramazanit
Personat me shikim të dëmtuar kërkojnë audio-libra dhe semaforë me zë
Lajme

Personat me shikim të dëmtuar kërkojnë audio-libra dhe semaforë me zë

Muslim Shop

Personat me shikim të humbur ose të dëmtuar që bien në kategorinë e invaliditetit më të rëndë, përballen më probleme të shumta në jetën e përditshme, deklaroi Sterja Dimov, sekretar i përgjithshëm i Lidhjes kombëtare të të verbërve të Maqedonisë, me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lidhja Kombëtare e të verbërve të Republikës së Maqedonisë, përmes 17 shoqatave të saj komunale dhe ndërkomunale, ndihmon 2550 persona të verbër nga mbarë vendi.

Sipas Dimov, pengesat fizike të të verbërve janë të mëdha, me ç’rast kërkoi nga autoritetet që të ndihmojnë këtë kategori të njerëzve me nevoja.

“Kërkojmë qasje fizike tek ambienti shoqëror, meqë edhe ju e dini se nuk ka shtigje aktive, nuk ka semaforë me zë, trafiku publik nuk është me zërim, nuk e dini se në cilin stacion ndalet autobusi. Kjo nuk është e mirë edhe për turistët, jo më për personat e verbër. Barrierat fizike janë të mëdha, prandaj ne si Lidhje e të verbërve luftojmë për të përmirësuar jetën e tyre, do të dëshironim të ndërtohet një qendër rehabilitimi për të verbërit “, tha Dimov.

Toshe Iliev, rrëfeu për përditshmërinë e tij, dhe në cilësi të anëtarit të Lidhjes së të verbërve, kërkoi nga kompetentët të sigurojnë literaturë audio, pasi siç tha, ata janë inteligjentë me dëshira për të eksploruar.

“E kam patjetër të theksoj se ndjejmë mungesë të madhe të semaforëve me zërim ose të udhërrëfyesve të cilët do të na orientonin tek institucionet ose kudo tjetër në qytet. Gjithashtu, ndjejmë mungesë të librave audio, sepse të gjithë jemi inteligjentë dhe duam të eksplorojmë”, tha Iliev.

Vangel Trkaljanov, në cilësi të këshilltarit të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, theksoi se po bëjnë maksimumin e tyre për t’u dalë në ndihmë këtyre njerëzve.

“Ne si ministri e Punës dhe Politikës Sociale po krijojmë shërbime që janë në favor të të verbërve, ku bën pjesë edhe shërbimi i asistencës personale që u mundëson personave me shikim të dëmtuar ose të humbur të kenë të drejtë për një asistent personal i cili do t’i ndihmojë në jetën e përditshme”, tha Trljjanov.

Shënimi i 15 Tetorit, si ditë ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë zyrtarisht filloi në vitin 1964.

Postimet e ngjajshme

Bombë në veri të Mitrovicës

Armend Emurllahu

Zvicër: 10 milionë franga ndihmë refugjatëve në Bangladesh

Armend Emurllahu

Marinat e Pakistanit dhe Turqisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Armend Emurllahu

Iran, gjendet skelet njeriu i lashtë 5 mijë vite

Armend Emurllahu

Erdoğan: Turqia në epokën ku çdo qytetari i janë garantuar të drejtat dhe liritë

Armend Emurllahu

Mbretëresha Elizabeth II uroi presidentin Thaçi për 11 vjetorin e Pavarësisë

Armend Emurllahu

Deklarata e Pavarësisë vendoset në kryeqytet

Armend Emurllahu

Trump uron Thaçin për 11-vjetorin e Pavarësisë, përmend marrëveshjen Kosovë-Serbi

Kushtrim Guraj

BE me deklaratë për taksën: Është shkelje e CEFTA-s

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: