Përgatitu para se të të ndodh?!

Besimtari në këtë botë sprovohet me sprova të ndryshme, e padyshim se njëra nga sprovat më të mëdha që e godasin atë është vdekja e fëmiut! Andaj ai duhet të përgatitet para kësaj sprove, e nëse i ndodh ajo, duhet të bëj durim dhe ta falënderoj Zotin e madhëruar.
Për atë që bën durim dhe falēnderon Zotin në kësi rastesh, ka shpërblim të madh!
I Dërguari i Allahut ka thënë: “Kur Allahu ia merr shpirtin fëmijës së robit të Tij, thotë: O meleku i vdekjes! A ia more shpirtin fëmijës së robit Tim? A ia more shpirtin kēnaqësisë së syve të tij dhe pemës së zemrës së tij? Meleku thotë: Po. Zoti e pyet(edhe pse e dinte): Si reagoi robi Im? Meleku thotë: Ai të falënderoi Ty! Zoti i gjithëmëshirshëm thotë: Ndërtojani atij një shtëpi në Xhenet dhe quajeni Shtëpia e Falënderimit”.
(Hadithin e shënojnë Ahmedi dhe Ibni Hibani)

Allahu na bëftë kësi robësh falënderues!
Hoxhë: Fadil Musliu