RTV Pendimi
Auto Lider
Samet taurs
Goodlife
Royal
Reklama e Fatmirit
Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash
Kuzhinë

Patate dhe kungullesha në salcë kërpudhash

Muslim Shop

 

Provoni patatet dhe kungulleshat të pjekura në furrë në mënyrë paksa më ndryshe

Do ta ndieni fantazinë e shijes dhe do të kënaqeni me kungullesha të pjekura, shtojcë salce nga kërpudhat, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 600 g patate,
– 1 karotë,
– 2 kungullesha të vogla;
– 1 qepë;
– 1 domate,
– 1 hudhër pluhur;
– 3 lugë miell misri;
– 2 lugë griz;
– erëza;
– kripë;
– piper;
– spec i bluar djegës;
– pak spec të ëmbël;
– fletë majdanozi;
– një qese kërpudhash për supë të dendur.

Përgatitja:

Patatet, kungulleshat dhe karotën pastroni dhe pritni në rrathë.

Qitni kripë dhe erëza. Qepën dhe domaten priteni në rrathë.

Në patate, karotë dhe kungulleshë shtoni specin e kuq të bluar, shtoni hudhrën, vajin, miellin e misrit dhe grizin dhe të gjitha përzieni mirë.

Tepsinë lyeni dhe radhisni patatet në tepsi. Shtoni qepën dhe domaten dhe vendosni midis patateve.

Qesen me përzierje kërpudhash tundeni në ujë të vakët rreth 250 ml dhe qiteni sipër patateve.

Qitni edhe pak vaj, qitni fletët e majdanozit dhe piqni në 220 gradë Celsius, rreth 40 minuta. /Telegrafi/

Postimet e ngjajshme

Gurabije mjalti me grizë: Sekreti i ëmbël i kuzhinës së gjyshes

Vezë sipas mënyrës së peshkatarëve

Bukë misri e lirë dhe e shpejtë: provoni bukën e misrit me kokrra të plota misri (Video)

Qëndrim Ibrahimi

Pite me djathë sipas recetës së vjetër boshnjake!

Qëndrim Ibrahimi

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Qëndrim Ibrahimi

Lakra të skuqura në salcë beshameli: Drekë për gjithë familjen!

Qëndrim Ibrahimi

Drekë për 30 minuta: Qoftere të shijshme sipas gjysheve tona

Qëndrim Ibrahimi

Receta për ‘muffin’ pa gluten dhe pa alergjenë

Qëndrim Ibrahimi

Qoftere nga spinaqi

Qëndrim Ibrahimi