RTV Pendimi
Akademi Kuranit
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Goodlife
Flyer Fahrschule struga
Lajme

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në Japoni rritet në 195

Numri i të vdekurve nga shirat dhe përmbytjet në Japoninë perëndimore është rritur në 195, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njofton Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, numri i të vdekurve ende mund të rritet, pasi rreth 60 persona mbeten të zhdukur.

Operacionet e kërkim-shpëtimit me më shumë se 70 mijë shpëtimtarë vazhdojnë në zonat e prekura nga përmbytjet, duke përfshirë prefekturat Hiroshima, Okayama dhe Ehime.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Zjarrit dhe të Fatkeqësive, rreth 6.700 persona qëndrojnë nëpër strehimore.

Mbi 5.9 milionë personave iu dha urdhër të lëshojnë shtëpitë e tyre në 19 qarqe për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe përmbytjeve.

Shumica e viktimave u raportuan në prefekturat Hiroshima. Ehime, Okayama, Yamaguchi, Kyoto, Gifu, Shiga, Hyogo, Kochi dhe Fukuoka.

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, shtyu vizitat e planifikuara në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.

Postimet e ngjajshme

Bie numri i aksidenteve fatale në autostradë

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan takim me homologun rus, Vladimir Putin

Kushtrim Guraj

Reagim nga redaksia e RTV Pendimit

Hevzi Hasani

Austri, politikanët në vitin 2018 morën pjesë në 20 fushata kundër muslimanëve

Hevzi Hasani

SBASHK refuzoi ofertën e Qeverisë së Kosovës, greva vazhdon

Kushtrim Guraj

Meta: Mali i Zi për dy dekada faktor stabiliteti në rajon

Kushtrim Guraj

“Jetimat e Ballkanit” nuk ndalen, ndërtojnë 5 shtëpi në Komunën e Hanit të Elezit

Kushtrim Guraj

Filipine, muslimanët Moro votojnë në referendumin historik

Kushtrim Guraj

Në Japoni ndërroi jetë burri më i vjetër në botë

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: