RTV Pendimi
“Nuk ka negociata derisa Kosova nuk e heq taksën”
Lajme

“Nuk ka negociata derisa Kosova nuk e heq taksën”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kryeministrja Ana Brnabiç dhe ministri i Jashtëm Ivica Daçiç janë takuar sot me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Irinej dhe Sinodin e Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe (qeverisja e kishës) për çështjen e Kosovës dhe platformën e miratuar nga Prishtina, raporton Anadolu Agency (AA).

Patriarku Irinej tha se takime të tilla në situatën aktuale janë shumë të nevojshme dhe duhet të kërkojë zgjidhje për problemet.

Ai tha se është e rëndësishme që shteti dhe kisha kanë të njëjtin mendim në lidhje me problemin dhe të njëjtin mendim rreth asaj se si t’i përgjigjen problemit, për situatën siç është tani rreth Kosovës.

Vuçiç tha se Patriarkut ia kanë paraqitur tekstin e platformës së Prishtinës duke i treguar se sa rrezik ajo bart me vete dhe në çfarë situata ndodhet Serbia.

Ai vlerësoi se platforma e Prishtinës është një tregues “se si disa njerëz duan të shkaktojnë kriza dhe jo zgjidhjen e problemit”.

Vuçiç tha se nuk pret ndonjë reagim të bashkësisë ndërkombëtare, sepse i ka lutur që platforma të mos miratohet, sepse ajo është “një fyerje për mendjen e shëndoshë”.

“Gjithmonë jemi të gatshëm për bisedime, por këto bisedime duhet të jenë me ata që duan bisedime”, ka thënë Vuçiç, duke shtuar se mund të bisedohet vetëm pas heqjes së taksës.

Vuçiç përfundoi duke deklaruar se do ta informojë patriarkun për hapat e ardhshëm dhe se gjithmonë është i gatshëm të dëgjojë pikëpamjet e Kishës Ortodokse Serbe.

Postimet e ngjajshme

Rritet në 50 numri i viktimave të sulmit terrorist në Zelandë të Re

Qëndrim Ibrahimi

Indonezi, 70 të vdekur nga përmbytjet

Kushtrim Guraj

Partitë opozitare protestë në Tiranë, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Kushtrim Guraj

Erdoğan: Asnjëherë nuk do të bëjmë lëshime për pavarësinë, ardhmërinë dhe lirinë tonë

Kushtrim Guraj

Në BE jetojmë mbi 22 milionë shtetas të huaj

Kushtrim Guraj

Rusia do t’u kundërpërgjigjet sanksioneve

Kushtrim Guraj

Prizren, mbahet konferenca “Turqishtja dhe situata ligjore e turqve të Ballkanit”

Kushtrim Guraj

Pas sulmit, Turqia do të dërgoj një delegacion në Zelandë të Re

Kushtrim Guraj

Kosovë, dorëzohen 10 padi kundër serbëve të dyshuar për krime lufte

Kushtrim Guraj