RTV Pendimi
Nis zbatimi i vendimit për taksat e mallrave të Serbisë dhe Bosnjës
Lajme

Nis zbatimi i vendimit për taksat e mallrave të Serbisë dhe Bosnjës

Qeveria e Republikës së Kosovës dje mori vendim për vendosjen e taksës prej 10% për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ky vendim u mirëprit nga të gjitha bizneset në Kosovë, derisa shqetësoi shumë shtetin fqinj, Serbinë, shkruan Indeksonline.

Sot, një ditë pas marrjes së vendimit, ky urdhër i kryeministrit Ramush Haradinaj ka hyrë menjëherë në fuqi.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Doganës së Republikës së Kosovës, Adriatik Stavileci, sipas të cilit vendimi po zbatohet gjithandej.

“Në momentin kur kemi pranuar vendimin ka hyrë në implementim në të gjitha pikat dhe terminalet doganore”, ka thënë Stavileci.

Kujtojmë se ndaj këtij vendimi reagoi edhe Bashkimi Evropian, sipas të cilit, me këtë është shkelur Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.

Kurse, Marko Gjuriq ka thënë se nëse nuk anulohet ky vendim, atëherë Serbia do të shqyrtojë ndërprerjen e dialogut në Bruksel. /Indeksonline/

Postimet e ngjajshme

Një shtatëvjeçar nga Kosova vritet me thikë në Zvicër

Kushtrim Guraj

OBI në seancën e jashtëzakonshme fton delegacionet e OKB, BE dhe OSBE

Kushtrim Guraj

Shkup, shënohet dita botërore e sindromës Down

Kushtrim Guraj

Reagime në Srebrenicë ndaj aktvendimit për Karaxhiçin: Duhet dënuar vepra e tij

Kushtrim Guraj

I mbijetuari i sulmit në Zelandën e Re rikujton momentet e terrorit

Armend Emurllahu

Ekziston mundësia që terroristi të ketë planifikuar sulme të reja

Armend Emurllahu

Zelandë e Re, të premten banda e motoçiklistëve do të bëjë roje në xhami

Armend Emurllahu

“Shtyrja e Brexit-it do të jetë me kosto për Bashkimin Evropian”

Kushtrim Guraj

Prizren, shënohet 104-vjetori i Fitores së Çanakkalasë

Kushtrim Guraj