RTV Pendimi
Restauranti Ayam Zaman
Samet Tours
Royal Travel
Restaurant Terrase
Kompania Ziel Bau
Lajme

Nga ligjëratat e hoxhallarëve mund të përfitojnë të gjithë të burgosurit

Njëzet imamë kosovarë pritet që së shpejti të angazhohen nëpër burgjet e Kosovës në përpjekje për deradiklizimin e të burgosurve që ishin pjesë e luftërave në Irak dhe Siri.

Bashkësia Islame e Kosovës ka sqaruar se edhe të burgosurit e tjerë që vuajnë dënime mund të jenë pjesë e fjalimeve të cilat pritet të nisin brenda një muaji.

Projekti i iniciuar nga Qeveria e Republikës dhe BIK-u është marrë me seriozitet të plotë nga hoxhallarët. Këta të fundit kanë kryer një numër të madh të trajnimeve. Madje, disa prej tyre ishin pjesë enkas e trajnimeve edhe në Angli.

Trajnimet e hoxhallarëve

Kryeimami i BIK-ut, Sabri Bajgora ka treguar për “Indeksonline” se si ka nisur kjo ide dhe çfarë përgatitje kanë bërë hoxhallarët për projektin në fjalë. Sipas tij, intenca fillimisht ka qenë që të praktikohet një praktikë që është kudo në Evropë ku të burgosurit kanë të drejtë të kenë mësuesit fetar për këshillim.

Ndërkohë të burgosurit që kanë prirje radikale, Bajgora thotë se, mund t’i nënshtrohen një programi të deredikalizimit pas pëlqimit të tyre, jo medoemos me dhunë.

“Prandaj, ne kemi menduar që krahas të burgosurve të tjerë që kanë nevojë për ligjërata fetare për ngritje shpirtërore pas ndonjë krimi të mundshëm që kanë bërë, ata të kenë mundësi të bisedojmë më lirshëm me hoxhën. Ndoshta, me miratimin e Drejtorisë së Burgjeve të falen edhe ndonjë namaz aty. Mirëpo, nuk është qëllimi vetëm me deridakilizim sepse po keqkuptohet kohëve të fundit. Qëllimi është që të kenë qasje imamët në burgje në bazë të kërkesës të vet të burgosurve”, është shprehur ai.

BIK shpreson se AKI do të jep përgjigje

Më tej, kryemami i BIK-ut thotë se në qoftë se në Shtëpi Korrektuese dhe në burgje ka vullnet që edhe të burgosurit që janë për radikalizm t’i nënshtrohen programeve, atëherë hoxhallarët janë të gatshëm ta japin kontributin e tyre.

“Për këtë arsye, kemi përzgjedhur 20 hoxhallarë dhe 1 teologe që ata të japin kontributin e tyre në mënyrë meritore për çdo nevojë që kanë të burgosurit pas miratimit nga Ministria e Drejtësisë”, ka deklaruar ai.

Bajgora sqaroi se Ministria e cila udhëhiqet nga Abelard Tahiri ka dërguar emrat e imamëve Agjencisë Kosovare të Inteligjencës për verifikimin e tyre. “Besojë se do të kalojnë të gjithë por nëse rastësisht diçka ka, do të njoftohet opinioni me kohë”.

“Ky projekt është vetëm një plotësim standardi i vendeve evropiane. Në SHBA dhe Evropë ekzistojnë standarde ku imamët kanë qasje në burgje sipas kërkesës së të burgosurve. Edhe në Kosovë, deri në vitin 2013-14 , kemi pas marrëveshje me UNMIK-un dhe EULEX-in që hoxhallarët mirëpo të njëjtit nuk kanë pas mbikëqyrje as nga BIK-u as Qeveria”, tha ai.

Imamët të cilët do të ligjërojnë në burgje nuk do të kenë kurrfarë pagese shtesë. Bajgora tregoi se shpenzimet e vetme që do t’iu paguhen janë ato të udhëtimit.

“Vullnetare është komplet. Por ne do të përpiqemi nga ana njerëzore që ne si BIK t’ia kompensojmë shpenzimet e udhëtimit. Përndryshe, kjo do të jetë punë krejtësisht vullnetare. Do të jetë një herë në javë, mirëpo nëse ka kërkesa atëherë do ta rishikojmë”, është shprehur ai.

Related posts

Forcat izraelite kryen sulme me tanke në Gaza

Kushtrim Guraj

Dorëzohet dosja në lidhje me masakrat e Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale

Kushtrim Guraj

Presidenti iranian: SHBA nuk mund të flasë në emër të mbarë botës

Kushtrim Guraj

Stategjia e Trumpit ka shënuar “përparim të lehtë” në luftën në Afganistan

Kushtrim Guraj

Gjykata turke dënon 104 ish-ushtarë me burgim të përjetshëm

Kushtrim Guraj

Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut

Kushtrim Guraj

Ministrja daneze: Ramazani i rrezikshëm, myslimanët të largohen nga puna

Hevzi Hasani

Dy familje falin dhe pajtohen në Drenas

Hevzi Hasani

Ushqimi i domosdoshëm i iftareve në Indonezi, supë prej bananesh

Hevzi Hasani
RAMAZANI Muaj i veqant në RTV Pendimi - KONTRIBO EDHE TI