NËSE MBJELL

Nëse mbjell siguri, do të korrësh besim.
Nëse mbjell mirësi, do të korrësh shoqëri.
Nëse mbjell modesti, do të korrësh respekt.
Nëse mbjell qëndrueshmëri, do të korrësh kënaqësi.
Nëse mbjell vlerësim, do të korrësh nderim.
Nëse mbjell përpjekje, do të korrësh sukses.
Nëse mbjell iman, do të korrësh rehati shpirtërore.
Prandaj, bëhu i kujdesshëm se çka mbjell sot, që ta dish se çka do të korrësh nesër.
Sipas asaj që ti e jep gjatë jetës, do të vijnë edhe frytet.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU