RTV Pendimi
Samet taurs
Reklama e Fatmirit
Goodlife
Royal
Auto Lider
Mirësjellja - Edukata fetare

NËNTË YJET QË TA NDRIÇOJNË JETËN

Muslim Shop

*Ylli i parë*: Rikujto se Zoti yt ia fal atij që kërkon falje, ia pranon pendimin atij që pendohet dhe e pranon atë që kthehet kah Ai.

*Ylli i dytë*: Mëshiroje të dobëtin, do të bëhesh i lumtur. Ndihmoje nevojtarin, do të shërohesh. Mos e mbaj me vete urrejtjen, do të shërohesh.

*Ylli i tretë*: Ji optimist. Allahu është me ty, melekët luten për ty dhe Xheneti të pret.

*Ylli i katërt*: Fshiji lotët e tu me bindje të mirë për Allahun dhe largoji mërzitë e tua me rikujtimin e begative të Allahut mbi ty.

*Ylli i pestë*: Mos mendo se dynjaja i është dhënë tërësisht ndokujt. S’ka njeri mbi tokë që e ka arritur çdo gjë dhe s’ka njeri që ka shpëtuar nga çdo vështirësi e jetës.

*Ylli i gjashtë*: Bëhu si palma, me ambicie të larta, larg çdo të keqeje, e cila kur goditet me gurë, bien frytet nga ajo.

*Ylli i shtatë*: A ke dëgjuar se mërzia e kthen atë që ka kaluar dhe se shqetësimi e përmirëson gabimin?! Atëherë, pse mërzitesh dhe shqetësohesh?!

*Ylli i tetë*: Mos i prit sprovat dhe belatë, por prite paqen, sigurinë dhe shëndetin, nëse do Allahu.

*Ylli i nëntë*: Fike zjarrin e urrejtjes nga krahërori yt me falje të përgjithshme për secilin njeri që të dëmtoi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

JI GJITHMONË ME ALLAHUN

Irfan Jahiu

EDUKOJE SHPIRTIN ME KËTO URTËSI

Irfan Jahiu

A KE DËGJUAR PËR KËTO PESË GJËRA?

Irfan Jahiu

MOS I MBYLL DYERT E ZEMRËS SATE

Irfan Jahiu

TI JE NË BEGATI DHE PO HARRON

Irfan Jahiu

KUJDES SE ÇFARË PO NDODH PËRRETH TEJE

Irfan Jahiu

ME TË HOLLA NUK BLIHET ÇDO GJË

Irfan Jahiu

PROGRAMI I AGJËRUESIT NË RAMAZAN

Irfan Jahiu

JETA I SHËMBËLLEN LULES

Irfan Jahiu