RTV Pendimi
Në Maqedoni, 8 nga 10 prindër përdorin dhunë për të disiplinuar fëmijët
Lajme

Në Maqedoni, 8 nga 10 prindër përdorin dhunë për të disiplinuar fëmijët

Në Maqedoni, tetë nga dhjetë prindër përdorin metoda të dhunshme për të disiplinuar fëmijët e tyre, u tha sot në një konferencë për media me rastin e fillimit të fushatës “Edhe prindërimi mësohet”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se kjo fushatë do të kontribuojë në vetëdijësim mbi atë se si sjellja ndikon te fëmijët dhe me këtë edhe mbi gjithë shoqërinë.

“Ne themi se prindërimi nuk është gjithmonë i lehtë dhe është ndoshta detyra dhe roli më i vështirë që kemi gjatë jetës sonë. Dashuria vjen natyrshëm, por aftësitë prindërore mësohen”, tha Carovska.

Ajo vuri në dukje se vetëm investimi në njerëz mund të kontribuojë që Maqedonia të afrohet me vendet e zhvilluara evropiane.

Ndërkaq, sipas ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, lufta kundër dhunës është prioritet i lartë për ministrinë që drejton.

“Nuk ka shkollë për prindërim të suksesshëm, por për këtë ai mësohet. Përgjegjësia për të krijuar shprehje të një fëmije të shëndetshëm është e madhe, nuk është e lehtë dhe ka shumë sfida”, tha Filipçe.

Duke iu referuar ekzaminimit, Filipçe tha se ata fëmijë që janë dëshmitarë apo vetë vuajnë nga dhuna, ka gjasa të mëdha të vuajnë nga dhuna edhe kur të rriten dhe të jenë dhunues të mundshëm.

Po ashtu, Arbër Ademi, ministri i Arsimit dhe Shkencës, tha se uniteti dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian (BE) dhe UNICEF-in do të ketë efekt maksimal.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës, së bashku me shkollat, më saktësisht me shërbimet profesionale në shkolla, ashtu sikurse deri më tani, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për të gjithë prindërit dhe kujdestarët”, tha Ademi.

Sipas ambasadorit të BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, është e qartë se ka shumë punë për t’u bërë, si gjithkund në Evropë ashtu dhe në Maqedoni.

“Por, para së gjithash, prindërit kanë përgjegjësinë kryesore për të kuptuar dhe respektuar të drejtat e fëmijës, gjegjësisht në aspektin e kufizimeve të përditshme në familje, presionet, problemet sociale dhe mbase kufizimet emocionale. Shpesh, fëmijët janë ata që vuajnë pasojat”, tha Zhbogar.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në vend, Benjamin Perks, tha se 85 për qind e zhvillimit të trurit njerëzor ndodh në 5-6 vitet e para të jetës.

Ai gjithashtu deklaroi se në atë periudhë nxitësi kryesor i zhvillimit pozitiv të fëmijës është marrëdhënia e fëmijës me prindërit e tij në shtëpi.

Fushata është duke u realizuar si pjesë e projektit rajonal të UNICEF-it, financuar nga BE-ja.

Postimet e ngjajshme

Një shtatëvjeçar nga Kosova vritet me thikë në Zvicër

Kushtrim Guraj

OBI në seancën e jashtëzakonshme fton delegacionet e OKB, BE dhe OSBE

Kushtrim Guraj

Shkup, shënohet dita botërore e sindromës Down

Kushtrim Guraj

Reagime në Srebrenicë ndaj aktvendimit për Karaxhiçin: Duhet dënuar vepra e tij

Kushtrim Guraj

I mbijetuari i sulmit në Zelandën e Re rikujton momentet e terrorit

Armend Emurllahu

Ekziston mundësia që terroristi të ketë planifikuar sulme të reja

Armend Emurllahu

Zelandë e Re, të premten banda e motoçiklistëve do të bëjë roje në xhami

Armend Emurllahu

“Shtyrja e Brexit-it do të jetë me kosto për Bashkimin Evropian”

Kushtrim Guraj

Prizren, shënohet 104-vjetori i Fitores së Çanakkalasë

Kushtrim Guraj