RTV Pendimi
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Flyer Fahrschule struga
Goodlife
Lajme

Në Kosovë 67 të vdekur në aksidente komunikacioni, për 7 muaj (Video)

Nga janari deri në fund të korrikut të këtij viti, 67 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

Për këtë periudhë 7 mujore, nga më shumë se 8 mijë aksidente që kanë ndodhur, 50 prej tyre kanë qenë me fatalitet.

Nisur nga kjo, Ministria e Punëve të Brendshme, para pak ditësh i është drejtuar Policisë me një kërkesë për marrjen e masave emergjente, me qëllim shtimin e sigurisë në trafik.

Në këtë vendim kërkohet: Zbatimi i masave të sigurisë gjatë punimeve në rrugë, të ndërmerren masa për ruajtjen e sigurisë në trafikun publik, të shtohet numri i policëve dhe patrullave civile në komunikacionin rrugor, si dhe njoftimi i autoriteteve të shteteve përkatëse në rast se trafiku rrezikohet nga shtetas të huaj.

Por, pavarësisht këtij vendimi eksperti i komunikacionit Bekim Ahmeti, thotë se numri i patrullave të policisë në rrugë është i vogël krahasuar me akset rrugore.

“Kapaciteti i policisë është i njëjtë, me përjashtmin të ndonjë patrolle aty-këtu. Imagjinoni, në rrugët e Prishtinës nga ora 23 deri në 7 të mëngjesit nuk ka asnjë polic. Ndërsa në rrugët që është dashtë të frekuentohen më shumë nga policia aty nuk patrullohet fare, me përjashtim të ndonjë aksidenti kur ndodh”, shprehet për RTV Dukagjinin, Bekim Ahmeti- ekspert i komunikacionit.

Sipas Zëdhënësit të Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, policia është duke punuar në vazhdimësi për një siguri më të madhe në trafik, e cila, sipas tij, ka rezultuar në rënien e numrit të aksidenteve.

“Referuar statistikave për muajin korrik krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi dy persona më pak të vdekur si pasojë e aksidenteve rrugore. Edhe për periudhën e njëjtë nga janari deri në korrik 2018, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak kemi katër persona më pak të vdekur nga aksidentet. Megjithatë angazhimet tona do të jenë konsistente për një përmirësim të mëtejmë të sigurisë në rrugët e vendit”, tha ai.

Ndërkaq, në vendimin e MPB shkruan se masat e shtuara në trafik duhet të zbatohen deri me 1 tetor, ndërsa eksperti i komunikacionit Ahmeti, thotë se një vendim i tillë do të duhej të ishte i përhershëm, e jo sezonal./Telegrafi/

Postimet e ngjajshme

Mot i ftohtë dhe me reshje bore

Kushtrim Guraj

Thaçi turpëron Vuçiqin në OKB: Keni vrarë 13 mijë e 500 kosovar, gra, fëmijë, pleq. Dhunuat 20 mijë femra!

Kushtrim Guraj

Turqia përkrah formimin e Ushtrisë së Kosovës

Kushtrim Guraj

Visar Xhaferi, mjeku tetovar që ligjëroi në Kinë

Hevzi Hasani

Ndikimi i taksës 100%, rritet konsumimi i produkteve vendore

Kushtrim Guraj

40 aksidente trafiku brenda 24 orëve, një me pasoja fatale

Kushtrim Guraj

Indonezi, aktivizohet vullkani Soputan

Kushtrim Guraj

Imami që ka pajtuar më së shumti familje në Kosovë: Nga paslufta janë kryer 1,500 vëllavrasje (Video)

Kushtrim Guraj

Ndalimi i simbolit Rabia dhe të “Ujqërve Gri” në Austri shkakton reagime

Kushtrim Guraj
%d bloggers like this: