RTV Pendimi
Flyer Fahrschule struga
Akademi Kuranit
Goodlife
Auto Lider
Mirësjellja - Edukata fetare

NATA, KU NË TË NUK THIRRET EZANI I SABAHUT

Muslim Shop

A e di se kur është ajo natë ku në të nuk thirret ezani i sabahut?!
O biri i Ademit, përgatitu për atë natë ku në të nuk thirret ezani për namazin e sabahut. Atë natë thirresh dhe të thuhet:
“O biri i Ademit, ku e ke dëgjimin tënd?! Çfarë të bëri të shurdhër?!
Ku e ku e shikimin tënd?! Çfarë të verbëroi?!
Ku e ke gjuhën tënde?! Çfarë të bëri memec?!
Ku është era jote e mirë, pse u ndryshua?!
Ku e ke pasurinë?! Çfarë të bëri të varfër?!”
Kur do të lëshohesh në varr do të të thotë melaqja: “O i biri i Ademit, a ti e tubove dynjanë apo ajo ty të tuboi?! O i biri i Ademit, a e braktise ti dynjanë apo ajo ty të braktisi?! O biri i Ademit, a u përgatite për vdekjen apo ajo të zuri papritmas?!”
O biri i Ademit, erdhe në dynja pa gjynahe dhe u ktheve në tokë i stërmbushur me mëkate.
Kur njerëzit largohen nga ti dhe afrohet nata, dhe ajo është nata e parë në varr, ku mëngjesi i saj do të jetë Dita e Kiametit, atë natë nuk thirret më ezani i sabahut. Myezini nuk do të thotë më: Ejani në namaz! Atë ditë më s’ka namaz. Adhurimet janë kryer. Ai që do të thërret atë ditë është Israfili, i cili do t’i fryejë Surit dhe të gjithë do të ringjallen për llogari para Allahut.
Allahu thotë: “…dhe do t’i fryhet Surit e do t’i tubojmë, që të gjithë së bashku.” (El-Kehf: 99); “…dhe do t’i tubojmë të gjithë njerëzit, pa lënë askënd prapa.” (El-Kehf: 47)
O biri i Ademit, kur të vijë nata e parë në varr do të të thuhet: “Të dashurit e tu u kthyen dhe në tokë të lanë, të varrosën dhe po të rrinin me ty s’do të të bënin fare dobi dhe nuk të mbeti askush, përveçse Allahut, i Cili është i Gjalli dhe kurrë nuk vdes.”
O biri i Ademit, kush bëhet modest për hir të Allahut, Allahu e ngrit, kurse kush bëhet mendjemadh, Allahu e ul dhe e nënçmon.
O biri i Ademit, Allahun e adhurove dhe të afroi, i bëre gjynahe dhe të dha një periudhë që të pendohesh, dhe po të ktheheshe kah Allahu pas gjitha atyre mëkateve, do të të falte dhe do të të mëshironte.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Postimet e ngjajshme

DO TË VIJË DITA KUR DO TË JESH OFFLINE (I SHKYÇUR)

Irfan Jahiu

TREGU I JETËS

Irfan Jahiu

PSE TË ZEMËROHESH?!

Irfan Jahiu

A DO TA SHOHËSH DYNJANË PAS VDEKJES SATE?

Irfan Jahiu

ÇFARË MUND TË BËSH PËR NJË MINUTË?

Irfan Jahiu

VETËMASHTRIMI ME VEPRA QË KËNAQIN

Irfan Jahiu

MË FAL, UNË JAM I KAPUR PËR FE, MOS MË KËSHILLO!

Irfan Jahiu

MOS U GËZO ME PLAGËT E TË TJERËVE

Irfan Jahiu

MOS E LEJO ASKËND TË TA NDRYSHOJË GJENDJEN SHPIRTËRORE!

Irfan Jahiu
%d bloggers like this: