RTV Pendimi
Tribuna per Jetimat
Kompania Ziel Bau
Auto Lider
Lajme

Myftiu Tërnava uron ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit

Prishtinë, 15 maj 2018

Kryetari i  Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava  në konferencën me media  uroi me rastin e ardhjes së muajit të bekuar të Ramazanit. Duke na kujtuar për objektiven kryesore që ka agjërimi, Zoti i Madhëruar në Kur’anin Fisnik na thotë:  “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.(El Bekare, 183)

Ai duke vazhduar më tej tha se agjërimi është një proces i cili gdhend tiparet e larta të moralit dhe iu jep formë të përsosur atyre. Për ta fituar epitetin e agjëruesit të vërtetë, ne në veçanti gjatë këtij muaji duhet të dëshmojmë vetëpërmbajtje dhe maturi në fjalë e sjellje. Agjërimi është shkollë humanizmi. Vlerat solidare agjërimin e bëjnë një mundësi më shumë për të zbutur varfërinë dhe për të lidhur pjesëtarët e shoqërisë ndërmjet vete. Mënyra se si arrihet kjo në Ramazan është e rrallë ose është karakteristikë veç e Ramazanit. Manifestimi i agjërimit duke abstenuar nga ushqimi dhe pija sipas disa dijetarëve myslimanë është bërë për t’ia kujtuar të pasurit shijen e hidhur të urisë që të varfrit e kanë përditshmëri. Pra, është edukim praktik, vetëdijesim konkret, dhe jo vetëm.  Së këndejmi, klima që krijohet gjatë Ramazanit nuk favorizon asgjë tjetër pos dashurisë dhe respektit. Këto lidhje kulmojnë me dhënien e sadakatul fitrit në fund të muajit, të cilën, siç thotë Pejgamberi Muhammed , “Zoti e ka obliguar dhënien e lëmoshës si pastrim për agjëruesin (nga lëshimet eventuale) dhe ushqim për nevojtarin.

Ramazani fillon nesër më 16 maj.

Postimet e ngjajshme

Gjermania ndalon eksportin e armëve për Arabinë Saudite

Kushtrim Guraj

Shpërthim në Idlib, disa të vdekur

Kushtrim Guraj

Pyetja që shtrojnë të gjithë: “Ku është kufoma e Khashoggit”

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite, brenda një viti janë ndaluar 32.000 migrantë të padeklaruar

Kushtrim Guraj

Indonezi, 2.103 të vdekur nga tërmeti dhe cunami

Kushtrim Guraj

“Gazetari saudit Jamal Khashoggi është vrarë me ngulfatje në konsullatë”

Kushtrim Guraj

Pacolli: Kosova do ta kishte vështirë të ecë me tempon e vet pa mbështetjen e Turqisë

Kushtrim Guraj

Çavuşoğlu: Mbështesim procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit

Kushtrim Guraj

Hoxhaj: Shqipëria është partneri më strategjik që kemi në rajon

Kushtrim Guraj