MUEZINI I PAMORALSHËM

Bëri muezinllëk katërdhjetë vite dhe vdiq si jomusliman!
Përcillet nga muezini, Abdullah bin Ahmedi, Allahu e mëshiroftë!, se ka thënë: 
Isha duke bërë tavaf rreth Qabes, dhe e pashë një njeri të ngjitur për mbulojat e saj dhe thoshte: “O Allah! Më merr nga kjo botë si musliman!” Dhe nuk shtonte asgjë nga kjo lutje.
Unë i thashë: A nuk po shton asgjë tjetër nga kjo lutje?
Ai më tha: Ah sikur ta dije tregimin tim! 
I thashë: Cili është tregimi yt?
Tha: I kam pasur dy vëllezër, më i madhi ishte muezin katërdhjetë vite… E kur iu afrua vdekja, e kërkoi Kuranin. Ne menduam se ai dëshironte të kërkojë
begati me të. E mori me dorën e tij dhe dëshmoi se është i distancuar nga ajo që gjendet në të (u bë dezertor)! Dhe vdiq menjëherë. E kur e varrosëm, muezinllëk bëri vëllai im i dytë për tridhjetë vite tjera… E kur iu afrua vdekja, bëri ashtu siç bëri vëllai i tij i madh. E unë po e lus Allahun që të ma ruajë fenë time!
E i thashë: Cili ishte mëkati i tyre?
Tha: Ata i përcillnin organe gjenitale të femrave dhe i shikon (më sy të homove) edhe djemtë. 
Ah sa përfundim i keq!
Allahu na ruajttë neve dhe juve nga përfundimi i keq!

Shkëputur nga libri: “Havatim ue havatim” 
(77 tregime rreth përfundimit të mirë dhe të keq) 
Autor: Ebu Islam, Ahmed bin Ali

Përktheu: Hoxhë Edib Abazi

Ebu Halid – Burim Koçinaj