MOS FOL PËR…!

1. Mos fol për fuqinë tënde para të dobëtit.
2. Mos fol për lumturinë tënde para të pikëlluarit.
3. Mos fol për lirinë tënde para të burgosurit.
4. Mos fol për fëmijët e tu para atij që nuk i ka.
5. Mos fol për prindin tënd para jetimit, plagët e tyre nuk mund të përballojnë më tepër.
6. Zbukuroje fjalimin tënd në çdo sferë të jetës sate dhe bëje përkujdesjen e ndjenjave të të tjerëve pjesë të personalitetit tënd.
7. Jetoje jetën sikurse një kalimtar dhe pas teje tento të lësh çdoherë gjurmë të mira. Ne në këtë botë nuk jemi tjetër, përveçse mysafirë, kurse mysafirit nuk i mbetet tjetër, përveçse kthimi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU