RTV Pendimi
Goodlife
Auto Lider
Reklama e Fatmirit
Samet taurs
Royal
Ilahista

Mevlan Kurtishi

Muslim Shop

Mevlan Kurtishi lindi më 7 dhjetor të vitit 1995 në Shkup të Maqedonisë. U rrit në frymën islame bashkë me familjen në vendlindjen e tij.
Si fëmijë ishte i pasionuar pas artit dhe krijimtarisë letrare, i cili këndonte dhe shkruante tekste. Kurioziteti dhe dashuria për muziken e shtyri të mësoi si të luante në disa intrumente muzikore qysh në fëmijëri.
Me një vullnet shumë të madh Mevlani vijoi shkollën fillore në shkollën “Imri Elezi” në Shkup. Ai e përfundoi shkollën fillore aty me një sukses shembullor.
Në vitin 2010 vazhdoi shkollën e mesme profesionale në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ku edhe atje reflektoi suksesi i tij.
Nxënien e diturisë Kurtishi e vazhdoi drejt Shteteve të Bashkuara Arabe, përkatësisht drejt qytetit të Sharjah-së. Aty ai filloi studimet islame në Universitetin “Al Qasimia”.
Mësimet ndoqi në gjuhën arabe, gjuhë e cila zë vendin e pestë në memorien e Mevlanit, pasi që ai flet edhe katër gjuhë të tjera si: gjuhën shqipe, maqedone, angleze dhe gjuhën turke.
Përveç obligimeve shkollore, ai s’ndalonte së ndjekuri hapat e këndimit, ku në Sarajevë morri pjesë në një garë këndimi dhe ishte i vetmi që korri fitore në mes shumë konkurretëve të tjerë, dhe u kualifikua në garën botërore në Sharjah 2015. Një ndër eksperiencat më të preferuara të Mevlanit ishte kjo garë, garë e cila e plotësoi dhe formësoi titullin “këngëtar” për Mevlanin.
Gjatë kësaj kohe Kurtishi kishte shikueshmëri të madhe në rrjetet sociale, pasi që ai publikonte vazhdimishtë pjesë të shkurtëra nga Kuranit Famëlartë, depërtoi anë e mbanë botës ngase këndimi i tij kishte një nivel të lartë më i veçuar nga recituesit tjerë, pasi që kishte ndjekur kurse profesionale për mekame apo melodi. Mësues dhe përkrahës i tij ishte prof. Mustafa Hamdo. Mevlani tashmë posedonte aftësi të mjaftueshme rreth mekameve lindore dhe perëndimore.
Kishte njohuri të plotë fetare dhe kulturë islame, ku ishte imam në shumë xhami të Europës.
Mevlani ishte ai që u dha një kahje tjetër këndimeve fetare, kuntributi i tij ndaj këndimeve fetare ngriti shumë kualitetin;
Të gjitha këto arritje u bënë me sakrificë, vullnet, dashuri e punë të madhe, për një të ardhme të bukur të Islamit dhe muslimanëve.

 

 

 

Postimet e ngjajshme

Nusret Kurtishi

Hevzi Hasani

Fersan Jahiu

Kushtrim Guraj

Fidush Aliu

Kushtrim Guraj

Vëllezërit Murtez dhe Nexhip Xhaferi

Kushtrim Guraj

Gazmend Hyda

Kushtrim Guraj

Adem Ramadani

Kushtrim Guraj