Mendo

Mendo…
Dhe mos u dëshpëro,
mos u demoralizo, o ti shpirti im!
Për dhembjen që të preku ty.
Gjithmonë thuaj: më mjafton Allahu mua.
Ai që është ndihmësi më i mirë.
Dije që nëse nuk lufton me dhimbjen tënde.
Nuk do të fitosh asgjë pos një dhimbje të dyfishtë.
Kur të hidhërohesh, mendoje Allahun.
Largoje hidhërimin, me qëllim që mos ta kënaqësh shejtanin…
Gëzimi i shejtanit është kur i ndan dy besimtarëe…
Gëzimi i shejtanit është kur i ndan dy persona që lidhin miqësi për hir të Allahut…
E ti këtë kënaqësi mos ia lejo kurrë, o njeri!
Përdore logjikën, mos bëj ndonjë gabim, bëj durim.
Dije që Allahu herët a vonë do të ngreh shumë lart ty…
Imanin tënd…
Devotshmërinë tënde…
Moralin tënd…
Dhe karakteri yt do jetë shumë i lartë, o shpirti im…