ME TË VËRTETË PAS VËSHTIRËSIVE VJEN LEHTËSIMI

Ka mundësi të ndiheni të pikëlluar për një çështje dhe ndoshta të qani, ashtu si qan nevojtari.
Ju flini, po Allahu nuk fle në rregullimin e çështjeve tuaja.
Ndaluni pak…!
Ai në fshehtësi jua rregullon çështjet, dhe ju nëse do t’i dinit ato, do të qanit nga gëzimi.
Mos u brengosni nëse Allahu jua vonon arritjen e asaj që ju e doni dhe mos u ndieni keq nga përcaktimi.
Dhe mos u brengosni nëse detyroheni të jetoni në kushte që ka mundësi t’ju dhemb…
Po ju, bëni durim dhe buzëqeshuni, ngase Allahu me gjithë mëshirën tha se: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!”. (El-Inshirah: 5)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU