RTV Pendimi
Auto Lider
Tribuna per Jetimat
Kompania Ziel Bau
Kurban Bajrami te hoxha 2018
Fëmijët

MBARËSONI FËMIJËT TUAJ ME LUTJE

Fëmijët janë një prej begative më të mëdha që na i jep Allahu, subhane­hu ve teala. Na gëzojnë në fëmijëri dhe shpresojmë ndihmën tyre kur të rriten. I konsiderojmë vazhdimësi tonën tek të cilët dëshiromi t’i shohim virtytet tona dhe gëzohemi kur atyre u thuhet sa shumë i ngjan babës.

Tek besimtarët kjo lumturi nuk plotë­sohet pa u siguruar se fëmijët e tyre janë në udhë të drejtë, të gatshëm që këtë udhëtim në shërbim të Zotit ta vazhdo­jnë edhe gjeneratat që do vijnë. Këto njerëz i lavdëron Zoti i gjithësisë duke i quajtur robërit e Mëshiruesit të cilët këtë epitet e kanë fituar me cilësitë e tyre në mesin e të cilave është edhe ajo të cilën Allahu e përmend në ajetin vijues:

“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shem bull për të devot­shmit.” (Furkan, 74)

Ibën Kethiri në tefsirin e këtij ajeti thotë: “Ata që e lusin Allahun që tu jep pasardhës që do ti binden Allahut dhe do ta adhurojnë vetëm Atë duke mos i për­shkruar shok në adhurim.”

Ibën Abbasi thotë: Pasardhës që do të bëjnë vepra të mira që do t’i gëzojnë prindërit e tyre në dynja dhe ahiret.

Ikrime thotë: Dëshironin që fëmijët e tyre t’i respek­tojnë.

Ibën Xheriri thotë: E adhurojnë Allahun në mënyrë më të mirë dhe nuk u shkaktojnë telashe prindërve të tyre.

Kur Hasan El Basriu u pyet për këtë ajet tha: Ata luten që Allahu t’ua mundë­son të shohin bashkëshortët e tyre, vëllezërit e tyre dhe miqtë e tyre në rrugën e adhurimit. Nuk ka kënaqësi më të madhe për mysli­manin se sa të sheh djalin e tij, nipin e tij dhe të afërmin e tij në adhurim ndaj Allahut.

Kjo ishte edhe rruga e pejgamberëve, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi ta.

Ishin njerëz që më sinqerisht e adhurojnë Allahun, të cilët vazhdimisht kujdeseshin për shtëpitë e tyre dhe për udhëzimin e pasardhësve të tyre. Ata e dinin fortë mirë ndikimin e duasë në përqendrimin e fëmijëve të tyre në rrugë të drejtë si dhe në shërimin e mangësive që i kishin. Për këtë shkak ata bëjnë dua për fëmijët që akoma nuk u janë lindur.

Kështu veproi edhe i zgjedhuri Ibrahim, alejhi selam, i cili në përulësi i ngriti duart lartë dhe kërkoi prej Allahut t’i jep fëmijë të mirë dhe për­mirësues:

“Zoti im, më dhuro mua (një fëmi­jë) prej të mirëve!” (Saffat, 100) përgjigja ishte e shpejtë: “Ne e gëzuam atë me një djalë të mbarë”. (Saffat, 101)

Kujdesi i Ibrahimit, alejhi selam, vazh­doi gjatë tërë jetës, në lut­jet e tija të pandërprera për familjen dhe fëmijët.

“(Përkujto) Kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh). Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron. Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e ven­dosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjo­hje,furnizoi ata me fruta. Zoti ynë! S’ka dyshim se Ti e di çka fshehim dhe çka publikojmë, se Allahut nuk mund t’i fshihet asnjë send në tokë e as në qiell. Falënderimi i qoftë Allahut, i cili në pleqëri më fali muaIsmailin dhe Is’hakun!Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes. O Zoti im! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë! Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.”(Ibrahim, 35-41)

Të njëjtën rrugë e ndjek edhe Zekirijai, alejhi selam, i cili bëri dua për fëmijët e tij para se të lindin:

“Zoti im, më falë edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtet, Ti je dëgjues i lutjes”! (Ali Imran, 38) pastaj vazhdon duke bërë lutje për një pasardhës me të cilin Allahu do të jetë i kënaqur dhe i cili do ta ndih­moi atë na bartjen e obligimeve në rrugën e thirrjes në besim:

“Tha: “Zoti im!Vërtet, mua më janë dobësuar eshtrat, më janë përhapur thinjat në kokën time, e me lutjen time ndajTeje o Zoti im, asnjëherë nuk kam qenë i dëshpëruar”. Unë ua kam frikën pasardhësve të mi pas meje (kushërinjve, se do ta humbnin fenë), ndërsa gruaja ime është sterile, pra më fal nga ajo mirësia Jote një pasardhës (një fëmijë). Të më trashë­gojë mua dhe t’i trashëgojë ata nga familja e Jaku bit, dhe bëje atë, o Zoti im, të pëlqyeshëm (për Ty)!” (Merjem, 4-6)

Melekët shpejt e kthyen lajmin përgëzues:

“E duke u falur ai në faltore, engjëjt e thërrasin: “Allahu të përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain) e ardhur nga Allahu, e që do të jetë prijës i matur dhe pejgamber nga të dalluarit”!” (Ali Imran, 39)

Më i zgjedhuri prej pejgamberëve kujdesej shumë për fëmijët, urdhëronte të bëhet dua për ta dhe ndalonte nga lutja kundër tyre. Bënte dua edhe para se të lindin:

Kur mushrikët eTaifit e refuzuan dhe e sulmuan, Allahu e dërgoi melekun e kodrave duke thenë se pritet vetëm urdhri i tij për ta shkatërruar qytetin me dy kodrat. I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, tha:“Jo. Ndoshta nga boshtet e tyre Allahu do të krijon pasardhës që do ta adhurojnë vetëm Allahun”, dhe kjo ndodhi.

Në hadithet e Muhammedit, salallahu alejhi ue selem, myslimanët këshillohen që para marrëdhënieve intime të kërko­jnë strehim te Allahu prej djallit të mal­lkuar duke pohuar se fëmija e lindur nga ai kontakt intim nuk do të ndikohet nga shejtani.

I njohur është edhe rasti i njeriut të cilit i kishte vdekur një fëmijë, dhe i cili në të njëjtën natë ka bërë marrëdhënie me bashkëshorten e tij dhe në mëngjes i Dërguari i Allahut bëri lutje për ta që Allahu tu jep bereqet në atë natë. Atyre ju lindën fëmijë dhe gjithë ishin hafëza të Kur’anit. I shihja në xhaminë e tëDërguarit thotë transmetuesi i ndodhisë Abaje ibën Rifa’ah.

Ai, salallahu alejhi ue selem, bënte dua për fëmijët pas lindjes së tyre dhe kur ishin fëmijë. Imam Muslimi e transmeton rastin kur i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, bëri dua për Enesin, radi­jallahu anhu, që Allahu t’i jep shumë pasuri dhe shumë fëmijë. Pas shumë vitesh kjo lutje u bë realitet dhe Enesi me krenari thoshte: Sot numri i fëmij ëve dhe nipave të mi është mbi njëqind.

Shembulli i këtyre duhet ndjekur me përqendrim dhe këmbëngulje, të bëjmë lutje për fëmijët tanë në çdo situatë.

Vazhdon…

Përktheu: Talha Kurtishi

Postimet e ngjajshme

FËMIJËT TANË DHE NAMAZI

Irfan Jahiu

LETËR ÇDO PRINDI

Kushtrim Guraj

T’I MËSOJMË FËMIJËT E VEGJËL PËR VLERËN E PRIVATËSISË

Kushtrim Guraj

GJYSH, ÇFARË DOBIE KA NË LEXIMIN E KURANIT!!

Kushtrim Guraj

KËSHILLA E PRINDIT PËR TË BIRIN!!

Kushtrim Guraj

TI DHE FËMIJA YT

Kushtrim Guraj

ADOPTIMI I FËMIJËVE

Kushtrim Guraj

Ç’DUHET BËRË MUSLIMANI KUR I LIND FËMIJA

Kushtrim Guraj

E FILLOI NAMAZIN NË MOSHËN SHTATËVJEÇARE!!

Kushtrim Guraj