RTV Pendimi
Auto Lider
Meso Kuranin
Tribuna per Jetimat
Kompania Ziel Bau
Lajme

Marsh i Paqes: Shkupi kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Shoqatat e Boshnjakëve në Maqedoni në Shkup kanë organizuar një marshim për të përkujtuar viktimat e gjenocidit në Srebrenicë, me çka u shënua 11 korriku, Dita e përkujtimit të gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë marshim morën pjesë disa qytetarë nga komunitete të ndryshme etnike, të cilët filluan nga Çairi i Shkupit, duke lëvizur deri në sheshin e qytetit të Shkupit, nga ku ata i dërguan porositë e tyre të solidaritetit, paqes dhe kujtuan viktimat e gjenocidit në Srebrenicë.

Përfaqësuesit e shoqatave të boshnjakëve theksuan se gjenocidi në Srebrenicë përfaqëson krimin më të madh që ndodhi në prag të shekullit 21 në zemër të Evropës.

Në emër të Trupit koordinues për shënimin e gjenocidit të Srebrenicës, Xhevad Hot tha se të pranishmit u tubuan sot për të kujtuar viktimat e pafajshme në Srebrenicë, Podrinje, por edhe në tërë territorin e Bosnjë e Hercegovinës, të cilët humbën jetën e tyre.

“Rëndesa e krimeve të kryera në territorin e Bosnjë e Hercegovinës na obligon ballafaqim të vazhdueshëm me faktin se në Srebrenicë u vranë më shumë se tetë mijë njerëz të pafajshëm në një fushatë të kriminelëve që nuk njeh historia më e re e njerëzimit”, porositi Hot.

Ai shtoi se Srebrenica simbolizon edhe shpresën se krimeve të këtilla u ka ardhur fundi dhe se gjeneratat e ardhshme nuk do të ndajnë fatin e viktimave të Srebrenicës. Siç vuri në dukje ai, me organizimin e marshit duan të përcjellin mesazhin për bashkëqytetarët e tyre në Maqedoni dhe më gjerë se “Srebrenica nuk duhet të përsëritet”.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Boshnjakëve (BDS), u adresua sekretari i përgjithshëm i tyre, Dino Drpljanin, i cili lexoi deklaratën e gjenocidit në Srebrenicë.

“Jemi të ndërgjegjshëm ndaj krimit, 23-vjetorin nga gjenocidi në Srebrenicë e shfrytëzojmë ta dënojmë këtë akt kriminal dhe për të dërguar një mesazh që ne duam të kujtojmë qytetarët e Maqedonisë dhe jashtë vendit se është kryer gjenocid kundër boshnjakëve dhe se nuk mund të lejojmë që ajo të përsëritet”, tha Drpljanin.

Edina Zekiroviq, anëtare e Trupit koordinues për shënimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe autore e performancës “Shiko dhe kujto Srebrenicën”, paraqiti kuptimin e pasqyrës, trëndafilave dhe ngjyrës së kuqe të pasqyrës, që ishin të vendosura në sheshin kryesor të Shkupit.

Postimet e ngjajshme

Kuvendi i Kosovës miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Kushtrim Guraj

BE arrin marrëveshje me Serbinë mbi sigurinë kufitare

Kushtrim Guraj

Hebrenjtë fanatikë bastisin Mesxhid-i Aksanë

Kushtrim Guraj

Maas: Shqipëria konsiderohet spirancë e stabilitetit në rajon

Kushtrim Guraj

Sekretari britanik mbështetje për muslimanët e Arakanit

Kushtrim Guraj

Ndihma për jetimat po vazhdon, niset ndërtimi i 8 shtëpive në Dragash

Kushtrim Guraj

Në Serbi për një vit afro 10 miliardë euro investime, Kosova po merret me listat e veteranëve!

Kushtrim Guraj

Trafiku ajror në Evropë rritet me 4,8 për qind në korrik

Kushtrim Guraj

UNHCR: Vitin e kaluar në botë kanë vdekur 6.3 milionë fëmijë

Kushtrim Guraj