RTV Pendimi
Samet taurs
Hapja e xhamis
Goodlife
Auto Lider
Lloji më i mirë i çajit për ta parandaluar rritjen e sheqerit në gjak
Shëndetësi

Lloji më i mirë i çajit për ta parandaluar rritjen e sheqerit në gjak

Muslim Shop

Tipi 2 i diabetit mund të shpie në komplikime të zemrës, syve, nervave, veshkave dhe këmbëve nëse nuk kontrollohet mirë.

Zakonisht përdoren ilaçe në mënyrë që sëmundja të mbahet nën kontroll, por gjithashtu është e rëndësishme të ndiqet një dietë e shëndetshme e cila ka pak sheqer, kalori dhe yndyrë, transmeton Telegrafi.

Përveç se duhet t’i shmangni të gjitha ushqimet e pashëndetshme, ju mund ta mbani tipin 2 të diabetit nën kontroll edhe duke konsumuar ushqime të cilat ndihmojnë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës dhe rrjedhimisht në nivele të sheqerit në gjak.

Sipas ekspertëve të diabetit, çaji është një prej pijeve e cila u sjell mjaft përfitim pacientëve me tip 2 të diabetit.

Ekspertët kanë theksuar se çaji e përmirëson ndjeshmërinë e insulinës, madje edhe e zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit.

Kjo për shkak se llojet e caktuara të çajit përmbajnë mikronutrientë të quajtur polifenole, të cilat e rrisin aktivitetin e insulinës.

Polifenolet janët ë mbushura me antioksidantë të cilët mund t’ju ndihmojnë të mbroheni nga inflamacioni dhe kancerogjenët.

Sidoqoftë, ekspertët tregojnë se shtimi i qumështit në çaj i zvogëlon efektet e mira.

Lloji më i mirë i çajit për të ndihmuar në përmirësimin e aktivitetit të insulinës është ai pa qumësht, siç është çaji i zi, çaji i gjelbër dhe çaji oolong.

Një studim i vitit 2009 kishte treguar se konsumimi i tri gotave çaj në ditë mund ta reduktojë rrezikun e zhvillimit të tipit 2 të diabetit deri në 40%. /Telegrafi

Postimet e ngjajshme

Me qumësht kundër sëmundjeve të eshtrave

Qëndrim Ibrahimi

Alergjia nga bari, simptomat dhe mënyrat për ta luftuar

Qëndrim Ibrahimi

Pediatri paralajmëron: Cilët viruse janë aktualisht te vogëlushët

Qëndrim Ibrahimi

Gjysmë limoni dhe sodë bikarbonati: Çfarë shëron ky kombinim i fuqishëm!

Qëndrim Ibrahimi

Dredhëzat organike parandalojnë kancerin, kurse ato me pesticide e nxisin

Qëndrim Ibrahimi

ALERGJITË SEZONALE TEK TË RRITURIT DHE FËMIJËT

Kushtrim Guraj

Trajtimi i personave me dhimbje të shpinës

Qëndrim Ibrahimi

Si t’i dalloni shenjat e hershme të autizmit?

Kushtrim Guraj

Qepët mund të ulin rrezikun për sulme të zemrës

Kushtrim Guraj